Në regjionin Varna të Bullgarisë, është gjetur një varëse ari, që besohet të jetë më e vjetra në botë.
Në punishten arkeologjike Solnitsata, apo “Gropën e Kripës”, është gjetur një varëse që është më e vjetër se 6600 vite.
Arkeologët besojnë se kjo varëse ari, që është gjetur në një vend ku kanë filluar për herë të parë punimet nga metali, mund të jetë më e vjetra në botë, transmeton Telegrafi.
Në këtë pjesë janë gjetur shumë gjëra të vlefshme, meqë aty dikur jetonin prijës të pasur.
Zyrtarë nga instituti Nacional i Arkeologjisë në Sofje, kanë thënë se kjo varëse është prej arit 24-karatësh.
Kjo stoli që peshon dy gramë, mund të jetë bartur nga femra apo meshkuj që kanë qenë në pozitë të lartë të shoqërisë.
Në Bullgari zbulohet varësja e arit, 6600 vite e vjetër (Foto)
Reviewed by Tipi
on
1:29 PM
Rating:
No comments: