Shkenca nxjerr evidenca të reja se kafeja shpëton jetën

Hulumtuesit kanë gjetur dëshmi të reja se, kafeja është e mirë për shëndetin dhe zgjatë jetën.
Njerëzit që pinë kafe në baza ditore, kanë më pak mundësi të vdesin nga një varg sëmundjesh, diabeti dhe sëmundjet e zemrës.
Zyrtarë të Universitetit të Harvardit kanë zbuluar se pesë filxhan me kafe në ditë, janë norma e adekuate, për një shëndet të mirë.
Por, pirja e kafesë së fortë në doza të mëdha, është po aq e dëmshme sa tymosja e duhanit, transmeton Telegrafi.
“Mesazhi kryesor është se konsumi i rregullt, tre deri në pesë kafe në ditë, shkakton ulje të mortalitetit në përgjithësi, si dhe vdekjes si pasojë e diabetit, sëmundjeve kardiovaskulare dhe vetëvrasjes” ka thënë profesori Frank Hu, që është njohës i mirë i ushqimit dhe epidemive.
“Në studimet e mëhershme, ka dalë se vetëm kafeja pa kafeinë është e mirë për shëndetin. Por, pa marrë parasysh, të dy llojet e ulin vdekshmërinë, megjithëse ende nuk kemi konkludime finale” ka thënë Hu për NBC News.
Profesori Hu dhe kolegët e tij, janë bazuar në dy burime gjigante informacioni: vëzhgimi i më se 200 mijë doktorëve dhe teknikëve medicional, të cilët kanë mbajtur shënime të rregullta në ngrënien dhe mënyrën e tyre të jetës, për 20 vite.
Përdoruesit e kafesë në përgjithësi, kanë qenë më pak të prirë të vdesin brenda dekadës, se ata që nuk kanë pirë.
Efektet kanë rezultuar edhe më të mëdha, kur grupi i kanë larguar personat që përdorin duhanin.
Joduhanpirësit që pinë kafe, kanë qenë tetë deri në 15 për qind më pak të prirë të vdesin.
Shkenca nxjerr evidenca të reja se kafeja shpëton jetën Shkenca nxjerr evidenca të reja se kafeja shpëton jetën Reviewed by Tipi on 2:41 AM Rating: 5

No comments: