Zoran Zaev është më shqiptar se Menduh Thaçi

Analisti politik, Aleksandar Pandov për portalin "Republika" mendon se disa politikan maqedonas bëhen më shqiptar se liderët shqiptar në Maqedoni duke përmendur kryetarin e PDSH-së, Menduh Thaçin dhe kryetarin e BDI-së Ali Ahmetin.
Sipas tij lideri i opozitës maqedonase, Zoran Zaev dhe ish ministri i policisë Lubomir Fërçkovski deklarohen se janë më shqiptar se vetë partitë shqiptare të cilët kanë edhe besimin e popullatës në Maqedoni.
"Po del se Fërçkovski, Zaev dhe Gerovski janë më shqiptar se partitë shqiptare që i përfaqësojnë këtë komunitet. Kjo është një situatë abnormale, por duhet patjetër ta kuptojmë. Ata janë tmerruar dhe të frustruar. Të gjitha politikat të cilët i udhëheqin janë të gabueshme, janë të lexuar nga qytetarët në Maqedoni. Kan rejting të ulët dhe me siguri do t'i humbin zgjedhjet përsëri më 24 prill dhe tani duke u mbytur kapen për fijen e kashtës. Dëshirojnë të shkaktojn trazira në shoqëri dhe të shkaktojnë nervozë tek popullata dhe të bëhen të pëlqyeshëm tek partitë shqiptare", ka deklaruar Aleksandar Pandov.
Sipas tij në partitë maqedonase ka shqiptar të antarësuar të cilët janë të besueshëm dhe angazhohen për të mirën e Maqedonisë.
Zoran Zaev është më shqiptar se Menduh Thaçi Zoran Zaev është më shqiptar se Menduh Thaçi Reviewed by Tipi on 4:36 AM Rating: 5

No comments: