Boksieri i njohur shqiptar Arnold Gjergjaj nuk ka të ndalur në boksin e peshave të renda.
Gjergjaj ka fituar duelin kundër kroatit Marino Goles, duel ky i zhvilluar në Umweltarena, në Spreitenbach të Zvicrës.
Boksierit tonë nuk iu është dashur kohë më shumë së 40 sekonda për të nokautuar kroatin, i cili konsiderohet boksieri më i mirë në Kroaci.
Arnoldi i njohur me nofkën ‘The Kobra’ edhe në këtë duel tregoi se është i përgatitur mjaft mirë, dhe kjo është fitorja e parë e tij pas mbrojtjes së titullit evropian në qershor ndaj rusit Denis Bachtow.
Gjergjaj deri më tash ka një bilanc 100 %, pra ka të zhvilluara 29ndeshje pa asnjë humbje, ndërsa 21 ndeshje i ka përfunduar para kohe. Arnoldi renditet i 29-të në ranglistën botërore.
Arnold Gjergjaj për 40 sekonda mposht kroatin
Reviewed by Tipi
on
2:14 AM
Rating:
No comments: