Deçanasit marshojnë kundër vrasjeve

Në qytezën e Deçanit sot në mesditë është mbajtur marshi me moton “Stop Vrasjeve”, ndërsa kryetari i kësaj komunave, Rasim Selmanaj tha se Deçani kishte armë për lirinë e Kosovës, por nuk duhet të kemi plumba e armë për njëri-tjetrin.
Marshi në Deçan u mbajt për t’u thënë jo vrasjeve në këtë komunë.
Lidhur me këtë, kryetari i Deçanit, Rasim Selmanaj ka shkruar në Facebook:
“Deçani kishte armë për lirinë e Kosovës! Ne nuk duhet të kemi plumba e armë për njeri tjetrin! Le të mbahen mend këto dy vrasje si të fundit në këtë vend!Deçani është dhe do të mbetet Vend i traditës e i vlerave njerëzore e kombëtare! Donjeta e Ylberi u prefshin në paqe! Deçani solidarizohet me dhembjet e familjeve Pajazitaj e Malaj!”.
Deçanasit marshojnë kundër vrasjeve Deçanasit marshojnë kundër vrasjeve Reviewed by Tipi on 5:45 AM Rating: 5

No comments: