Genta Ismajli dhe Milaim Zeka përjetojnë tmerrin në avion

Në fundjava, zakonisht këngëtarët udhëtojnë jashtë vendit në diasporë për koncerte.
Një axhendë të tillë ka vazhdimisht edhe Genta Ismajli, e cila ka pasur koncert në Zvicër në javën e parë të dhjetorit . Kështu, nëpër aeroporte takojnë personazhe të ndryshëm, të cilët udhëtojnë po ashtu në Zvicër, ku kanë dhe familjarët e tyre.
Por në kthim nga Zvicra në Kosovë, aeroplani i Gentës, për shkak të motit të keq, nuk ka mundur të ndalojë në Prishtinë duke rrezikuar kështu jetën e pasagjerëve, të cilët duket se janë tmerruar deri në momentin që kanë prekur tokën.
Ja si e rrëfen këtë moment pasagjeri dhe njëkohësisht gazetari i njohur kosovar, Milaim Zeka, i cili pasi gjithçka ka shkuar mirë, ka përdorur edhe ironi apo humor: “Rallë jam frikësuar sikur sot. Pas një vikendi pune në Zvicër, me ftesë të Fondacionit nga Kosova Lindore (Medvegjë, Preshevë dhe Bujanovc), pas pritjes e mbrëmjes së paharruar nga Rinora 4, pas takimeve me miq të mi nga Zvicra, Gjermania e Sllovenia, së bashku me Emën, ora 5 e 30 e mëngjesit, u nisëm për në aeroportin e Zurichu-t.
Aty takova shumë bashkatdhetarë. Pime kafe me Hajrushin e Shkurte Fejzën. Pak më tutje u përqafuam me Genta Ismajlin. Kur hopa, ia mbërriti Hashim Thaçi me Petrit Selimin. Nuk u përshëndetëm, thjesht mos me e prishë ritmin e mëngjesit. Kur u ngjitëm në ajër, po i thosha gocës që fluturimi do shkojë për mrekulli. E para se në avion ishin nja 20 vjehrra, ku nuset ishin lutur që të mos zbrisnin shëndoshë. E dyta, populli shqiptar nuk ka bërë aq gjynahe që me humb liderin e vet, Hashim Thaçin, e sidomos të madhin Petrit Selimin. Dhe e treta, e dija që nuk jam njeri me kaq fat për me vdek afër Genta Ismajlit. Pas një rruge tepër të mundimshme, pas shumë tentimesh për zbritje në Prishtinë, u lëshuam në Shkup. Hasha me Petritin dolën, ndërsa neve na mbajtën edhe nja një orë brenda në avion. Po më në fund, shyqyr që nuk vdiqën vjehrrat. Shyqyr që na shpëtuan liderët e kombit, edhe shyqyr që unë edhe Genta bashkë me Emën, erdhëm në Prishtinë’’, me anë të këtij rrëfimi Milaim Zeka ka treguar përjetimin që ka pasur në rrugën ajrore nga Zurihu deri në Prishtinë,
Genta Ismajli dhe Milaim Zeka përjetojnë tmerrin në avion Genta Ismajli dhe Milaim Zeka përjetojnë tmerrin në avion Reviewed by Tipi on 8:59 AM Rating: 5

No comments: