KANADA : Helmohen nga ushqimi 180 shqiptarë gjatë darkës së Ditës së Pavarësisë

KANADA : Helmohen nga ushqimi 180 shqiptarë gjatë darkës së Ditës së Pavarësisë

Bota Sot | 04.12.2015 15:13 • Beiqr SINA - New York
KANADA : Helmohen nga ushqimi 180 shqiptarë gjatë darkës së Ditës së Pavarësisë
Autoritetet siptalore thanë se njërëzit e dërguar në spital patën gjatë 24 orëve, shumë të vjella dhe marrje mendesh.
NOVA SCOTIA KANDA : Autoritetetet e Zyres Shëndetësor në kantonin Nova Scotia -Kanada, thonë se janë duke u përpjekur për të përcaktuar se pse një grup i madh i njerëzve, që morën pjesë në një tubim në fundjavë me komunitetin shqiptarë - pas marrjes së ushqiimit përfunduan të sëmurë dhe u dërguan menjëherë në spital.
Simbas shtypit vendas, thuhet se kan qenë rreth 180 anëtarë të komunitetit shqiptaro-kanadez në një festë(28 Nëntoritn) të përbashkët gjatë një darke në një hotel Halifax të dielën, kur ndodhi ngjarja.
Autoritetet siptalore, thanë se njërëzit e dërguar në spital patën gjatë 24 orëve, ishin me simtoma të tilla si shumë të vjella dhe marrje mendesh.
"Të gjithë ata që morën pjesë atë natë - kishin temperaturë, dhimbje koke, dhe ethe," tha Çun Muja, një drejtuesit e darkës. "Gruaja ime nuk mundi të fle tërë natën nga të vjellat dhe teperatura ” tha ai.
Mirëpo, thanë ata si familja Muja, ishin atë natë edhe shumë familjarë të tjerë të cilë janë dërguar në spital pasi kan marrë pjesë në një darkë festive të komunitetit shqiptarë të dielën.
Edhe familja e Niko Kelaj - ishte një nga 180 pjesëmarrësit në darkën e Pavarësisë së Shqipërisë natën e diel mbajtur nga komuniteti shqiptar në një hotel në kantonin Nova Scotia.
Muja thotë se tre fëmijët e tij dhe një student i shkollës së lart ,janë prekur gjithashtu nga helmimi i ushqimit atë darkë.
Darka thanë autoritetet vendore për shtypin vendas u mbajt për të festuar Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë - 28 Nëntorin.
Presidenti i shoqatës thotë se dhjetëra pjesëmarrës deri tani kanë marrë ndihmën e nevojshme që në kontakt me atë është përshkruar si një helmim me ushqimin e marrë të dielën .
Niko Kelaj që ishte një prej tyre, tha se :”Unë me njerëzit e mi në komunitetin tim ishim aty që të kalojmë një darkë të mirë dhe të gëzojnë festën tonë", ka thënë Kelaj.
Zyrtarët e shëndetësisë publike, thanë se janë duke hetuar, dhe janë duke shqyrtuar atë simbas tyre në mundësi të shumta, duke përfshirë ushqimin e shërbyer( i cili mund të ketë qenë i skaduar ) nga restoranti i hotelit.
Everton McLean, zyrtari i këtij institucioni ka thënë, se kjo mund të marrë disa ditë. deri në ardhjen e rezultatave nga laboratori.
"Ky është një lloj procesi normal, rutinë i hetimeve që Zyra e Shëndetit Publik bën në raste si këto," tha McLean në një deklaratë për shtypin vendas.
Anëtarët e stafit të hotelit, thonë se janë duke punuar ngushtë me zyrtarët e shëndetësisë dhe ata kanë inspektuar të gjitha objeketet e hotelit ku u mbajte darka e komunitetit shqiptar dhe 180 veta u helmuan.
"Autoriteti Shëndetësor në Nova Scotia është duke hetuar mundësinë e një shpërthimi epidemik, që mund të jetë shkaktuar nga një të vjellë e femijve në zonën e ngrënies një orë para shërbimit, i cili ishte i shoqëruar nga prindërit e fëmijës", ka thënë menaxheri i restorantit në një deklaratë .
Menaxheri, thotë se anëtarë të stafit, duke përfshirë edhe dy pronarët, hëngrën të njëjtin ushqim dhe nuk kanë pasur asnjë simptomë.
"Kjo mund të mos jetë e lidhur me ushqimin - që ata na kan shërbyer ne nuk duam të akuzojmë dikë pa dalë rezultatet e hetimit të ngjarjes . Ne nuk duam që ata të marrin një emër të keq ose të dëmtojmë biznesin e tyre. Nuk është qëllimi ynë ky ", tha Kelaj.
KANADA : Helmohen nga ushqimi 180 shqiptarë gjatë darkës së Ditës së Pavarësisë KANADA : Helmohen nga ushqimi 180 shqiptarë gjatë darkës së Ditës së Pavarësisë Reviewed by Tipi on 8:04 AM Rating: 5

No comments: