Përgjohen apo jo qytetarët e Kosovës? Ja çfarë thonë zyrtarët përgjegjës!

Mbikëqyrësi Shtetëror në Agjencinë Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale në Kosovë, Mentor Hoxhaj, ka deklaruar se qytetarët e Kosovës nuk mund të përgjohen nga asnjë institucion pa vendim të gjykatës.
“Përgjimet në Kosovë bëhen në harmoni me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, sipas nenit 36 dhe Kodit Penal, ku në mënyrë eksplicite thotë se përgjimi mund të ndodhë 72 orë me kërkesën e prokurorit, pastaj të mbështet me vendim të gjykatës, që do të thotë se nuk mund të ketë përgjim në Kosovë pa vendim të gjykatës. Çdo përgjim tjetër është jashtëligjor”, ka thënë Hoxhaj në këtë intervistë për “Epokën e re”.
Ai ka folur edhe për mbrojtjen e privatësisë në rrjetet sociale në Kosovë. Sipas tij, në Kosovë shfrytëzimi i internetit është jashtëzakonisht shumë i madh.
“Në bazë të një analize që kemi bërë vitin e kaluar, pothuajse rreth 80 për qind e personave që kyçen në internet janë aktivë edhe në rrjetet sociale. Mbi 90 për qind e tyre kanë llogari në rrjetin social ‘Facebook’”, ka thënë ai.
Hoxhaj ka treguar se shqetësimet e qytetarëve të Kosovës për rrjetet sociale kanë të bëjnë më shumë me profile të rrejshme.
Ai ka thënë se korniza ligjore në Kosovë ofron një formë dhe një bazë të mirë për mbrojtjen e privatësisë së qytetarëve të Kosovës në rrjetet sociale.
Sipas tij, sfidë mbetet hapja e zyrave për rrjetet sociale, ku qytetarët do të informoheshin më shumë për mënyrën e përdorimit të rrjeteve sociale.
“Nëse do të kishim zyra për çdo rrjet social, atëherë do ta kishim shumë më lehtë t’i adresojmë problemet dhe shqetësimet e qytetarëve të vendit tonë”, është shprehur ai.
Përgjohen apo jo qytetarët e Kosovës? Ja çfarë thonë zyrtarët përgjegjës! Përgjohen apo jo qytetarët e Kosovës? Ja çfarë thonë zyrtarët përgjegjës! Reviewed by Tipi on 4:17 AM Rating: 5

No comments: