Serbia kthen mbrapsht mërgimtarët shqiptarë në kufi me Kroacinë

Policia kufitare e Serbisë, në kufirin me Kroacinë, ka ndaluar disa vetura me pronarë shqiptarë të Kosovës të cilët po ktheheshin nga vendlindja e tyre për në vendet perëndimore ku jetojnë dhe punojnë.
Një qytetar nga Fushë Kosova (emër i njohur për redaksinë) i ka telefonuar redaksisë së portalit Koha.net për të rrëfyer për maltretimet që po u bëhen mërgimtarëve shqiptarë që po kthehen në vendet e tyre ku jetojnë.
“Unë kalova nga Serbia për në Kroaci, mirëpo pash se tre vetura me emigrantë nga Kosova veçse i kthyen mbrapsht policët serbë në kufi me Kroacinë. Arsyet nuk i di, mirëpo pash se kolona e veturave në pritje për të kaluar në Kroaci ishte 8-10 kilometra”, thotë qytetari i brengosur.
Ai tha se në bazë të kushteve të rrugës dhe kolonës së veturave, pritjet në të mund të jenë deri në 10 orë.
 
Serbia kthen mbrapsht mërgimtarët shqiptarë në kufi me Kroacinë Serbia kthen mbrapsht mërgimtarët shqiptarë në kufi me Kroacinë Reviewed by Tipi on 1:49 PM Rating: 5

No comments: