Aksident tragjik në Itali, humbin jetën shqiptarët motër e vëlla

Të rinjtë udhëtonin me një makinë të tipit “Suzuki Swift”, por kishin ndaluar në rrugë për shkak të një tjetër aksidenti të ndodhur aty

Dy të rinj shqiptarë, motër e vëlla, kanë humbur jetën në një aksident rrugor në Itali, në autostradën Milano-Brescia.

Antonio e Daniela Ago, 23 dhe 21 vjeç, shtetas italianë me origjinë shqiptare dhe miku i tyre Alberto Casagrande, 23 vjeç, janë viktimat e një aksidenti të ndodhur pas mesnatës, kur po ktheheshin nga një koncert.

Të rinjtë udhëtonin me një makinë të tipit “Suzuki Swift”, por kishin ndaluar në rrugë për shkak të një tjetër aksidenti të ndodhur aty. Në atë moment, makina është goditur nga mbrapa nga një furgon, duke u shkaktuar vdekjen e menjëhershme të tre të rinjve.

Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të plagosur edhe katër persona të tjerë.
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën shqiptarët motër e vëlla Aksident tragjik në Itali, humbin jetën shqiptarët motër e vëlla Reviewed by Tipi on 2:03 AM Rating: 5

No comments: