Bieber ia ndryshoi jetën bukuroshes me një postim

Para disa kohësh këngëtari Justin Bieber, e kishte postuar një fotografi të një vajze bukuroshe duke shkruar se “O Zot kush është kjo?”.
Fansat e tij menjëherë ishin mobilizuar e kështu vetëm për pak orë e kishin identifikuar se bukuroshja quhet Cindy Kimerly dhe është nga Spanja, transmeton Klan Kosova.
Cindy ishte nj vajzë adoleshente që për të fituar ca para punonte si dado për tre dollarë në orë.
Mirëpo tani pak javë më vonë, ajo është shprehur se jeta e saj ka ndryshuar tërësisht.
Sipas saj që nga dita kur Bieber e kishte postuar fotografinë e saj ajo po ndihet sikur është duke jetuar në përralla.
Cindy që i përngjan shumë edhe modeles së njohur Irina Shayk, tashmë ka firmosur kontrata me fimra të njohura të modës, dhe ka thënë se është përzgjedhur si modele në javën e modës në Madrid.
bieber 1
Bieber ia ndryshoi jetën bukuroshes me një postim Bieber ia ndryshoi jetën bukuroshes me një postim Reviewed by Tipi on 11:36 AM Rating: 5

No comments: