Paraditen e sotme është vetdorëzuar në policinë e Ferizajt i dyshuari, A.Rr. 5 vjeçar i cili që nga e premtja ishte në kërkim, pasiqë bashkë me të vëllanë, në shtëpinë e tyre në fshatin Pleshinë, nga çanta e viktimës, B.Sh. i kishte vjedhur 50 mijë e 100 euro.
Policia njofton se paratë e vjedhura ai i kishte fshehur dhe kishte ikur në drejtim të panjohur.
Pas raportimit të rastit nga e dëmtuara, e që ishte vajza e tezes së të dyshuarit, hetuesit rajonal menjëherë janë vënë në kërkim të të dyshuarit ku më pas e kanë lokalizuar vendndodhjen e tij, për të arritur deri te vetëdorëzimi i tij sot..
“I dyshuari kishte kontaktuar familjarët përmes SMS-ve dhe u kishte treguar vendin se ku i kishte fshehur paratë, (43.000,00 Euro), të cilat në prezencë të policisë dhe familjarëve të të dyshuarit, i kishte marrë viktima” bën të ditur policia.
Ndërkaq, sot gjatë vetëdorëzimit në polici, i pandehuri e kishte sjellur edhe pjesën tjetër të parave, (7.100,00 Euro), të cilat me urdhër të prokurorit i janë kthyer të dëmtuarës, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt gjyqësore, transmeton Klan Kosova.
Ia vodhi vajzës së tezes mbi 50 mijë euro, dorëzohet në polici
Reviewed by Tipi
on
6:26 AM
Rating:
No comments: