Ja si e filmoi policen në dush dhe i bëri shantazh

Një i ri nga Elbasani është në akuzë pasi vetëm pak muaj më parë në mënyrë të fshehtë filmoi në dush ndërsa lahej, një oficere policie. Filmim të cilin më pas e përdori si shantazh ndaj oficeres, për t’i marrë shumë e parave prej 500 mijë lekësh.
I riu quhet Mario Bici, i cili mbrëmjen e 24 gushtit, u afrua pranë dritares së tualetit të R.L., oficere policie në Elbasan, e cila po bënte dush në tualetin e shtëpisë së saj njëkatëshe në Elbasan.
Gjatë kohës që ishte në dush, oficerja ka dëgjuar zhurmë në dritaren e tualetit dhe ka parë një djalë të ri që po e filmonte. Ajo i ka thirrur por djali është larguar. Duke qenë se kallëzuesja ka qenë e zhveshur, nuk ka mundur të ndjekë djalin, i cili ka kaluar murin e oborrit dhe është larguar me vrap.
Dy ditë më pas, mëngjesin e datës 26 gusht, në derën e shtëpisë së saj ka gjetur një letër anonime, në të cilën shkruhej se “duhej të linte 500 euro pranë koshit të mbeturinave të zonës, në orën 22.00 të mbrëmjes së asaj dite, pasi në të kundërt pamjet e saj nudo në dush do të bëheshin publike në rrjetet sociale dhe në faqe të ndryshme interneti”.
Me të marrë këtë letër, shtetasja R.L. ka bërë kallëzim pranë kolegëve të saj në Elbasan. Pas nisjes së hetimit, oficerja e policisë R.L., në këtë rast edhe e dëmtuar, u autorizua për të kryer veprime simuluese “dorëzim i kontrolluar i një zarfi” në vendin e paracaktuar nga letërshkruesi. Në çdo lëvizje ajo u mbikëqyr nga forcat e policisë.
Mbi bazën e autorizimit, oficerët e policisë gjyqësore printuan nga interneti një 100 euro me numër serial (pesë të tilla) dhe i futën në një zarf, të cilin e mori kallëzuesja dhe para orës 22 të datës 26 gusht 2015, ajo me automjet shkoi tek koshi i mbeturinave, ku e kishte orientuar të hidhte zarfin letërshkruesi dhe hodhi aty zarfin.
Sapo ajo u largua, një person u afrua te koshi i mbeturinave, mori zarfin, e futi në xhep dhe u largua. Ai u ndoq nga forcat e policisë që vëzhgonin veprimet në terren dhe u kap në largim e sipër me vrap.
Ai u identifikua si shtetasi Mario Bici, i datëlindjes 1993, banues në Elbasan. Me vete, krahas zarfit “me para”, atij iu gjet dhe një aparat telefoni celular “NOKIA E51”, me numër serie përkatës, me kartë me numër Vodafon dhe një kartë memorie, të cilat u kqyrën dhe u dokumentuan fotot e zhveshura të oficeres.
Mario Bici pranoi autorësinë e krimit dhe ndër të tjera deklaroi se në datë 24 gusht 2015, në ecje e sipër kishte parë një dritare të hapur të një shtëpie private dhe një femër të zhveshur. Ishte afruar dhe me telefon e kishte filmuar atë.
Ajo e kishte parë dhe i kishte thënë “çfarë bënte”. Ai ishte larguar. Kur kishte shkuar në shtëpi të tij, kishte vendosur të shkruante një letër ku t’i kërkonte asaj 500 euro, në këmbim të mosbërjes publike të pamjeve të saj zhveshur.
Pas kësaj kishte bërë një kopje pamjeve filmike, duke i hedhur në një kartë memorie. Në orët e para të datës 26.08.2015, letrën bashkë me kartën e memories kishte shkuar dhe ia kishte hedhur te dera e oborrit. Pas kësaj, ai kishte pritur nëse ajo vërtet do t’ia dërgonte paratë në vendin që i kishte caktuar.
Në darkë të datës 26 gusht 2015, rreth orës 19.00, ai kishte dalë tek vendi i caktuar për të marrë paratë. Pasi e pa atë që zbriti nga një makinë dhe hodhi në kosh të plehrave një zarf, dhe u largua, ai u afrua te koshi dhe mori zarfin, e futi në xhep dhe u largua. 
Ja si e filmoi policen në dush dhe i bëri shantazh Ja si e filmoi policen në dush dhe i bëri shantazh Reviewed by Tipi on 3:12 AM Rating: 5

No comments: