Nisin hetimet , Plagoset Artan Gjermeni, gjyqtari në spital: video

sh- anëtari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë është paraqitur pranë Qendrës Spitalore Universitare ku pasi mori ndihmën e parë mjekësore u largua për në banesë pa dhënë asnjë koment për median.
Burime pranë stafit që u kujdes për gjyqtarit, bënë me dije se gjyqtari Artan Gjermeni kishte dëmtime në bark dhe një dorë.
Brenda sallave të QSUT, në dëshminë paraprake para policisë së Tiranës, Gjyqtari Gjermeni ka thënë se është dëmtuar aksidentalisht në banesën e tij ndërsa punonte me një mjet prerës mbi një llamarinë.
Këtë qëndrim, policia e Tiranës e bëri të ditur dhe në njoftimin paraprak për ngjarjen.
Policia thotë: “Shtetasi A.Gj, ka shkuar të marre mjekim në spitalin “Nënë Tereza”, pasi ka deklaruar se aksidentalisht është prere me një mjet prerës llamarinë në shtëpinë e vet”.
Por duket se deklarimi i gjyqtarit, është parë me dyshim, ndaj edhe mësohet se policia e Tiranës në bashkëpunim me prokurorinë po e heton ngjarjen mbi disa pista, përfshirë atë për shkak të detyrës dhe konflikteve personale.
Artan Gjermeni eshte gjyqtar i Gjykates se Tiranes prej me shume se 10 viteve. Ka qene anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe kryetar gjykate më herët ne Lushnje. Në karrierën e tij, Gjermeni ka gjykuar një sërë cështjes të rëndësishme.
gjyqtari 3
Në foto: Gjyqtari Gjermeni në oborrin e QSUT pas mjekimit
gjyqtari2
Në foto: Gjyqtari Gjermeni në oborrin e QSUT pas mjekimit
gjyqtari1
Nisin hetimet , Plagoset Artan Gjermeni, gjyqtari në spital: video Nisin hetimet , Plagoset Artan Gjermeni, gjyqtari në spital: video Reviewed by Tipi on 12:53 AM Rating: 5

No comments: