Noizy nuk e njeh Ledrin e Getin!

Konfliktet e tij me “Babastars” tashmë janë të njohura.

Bëhet fjalë për reperin nga Shqipëria, Noizy, i cili përshkak të kësaj armiqësie u përfshi edhe në konflikte fizike me anëtarët e njërit nga labelit më të madh shqiptar, transmeton Telegrafi.
Megjithëse edhe Ledri Vula ishte i përfshirë, pas daljes nga “Babastars” ai u pa disa herë në shoqërinë e Noizyt duke lënë pas të kaluarën.
Por, si duket gjërat nuk janë rregulluar dhe aq pasi reperi emri i vërtetë i të cilit është Rigels Rajku në një intervistë për Panoramën ka thënë se nuk e njeh Ledrin.
I pyetur se si janë raportet e tij me me Getin, Ledrin, Skivin e Stresin ai është përgjigjur se nuk i njeh.
Veç tjerash reperi ka demantuar edhe lajmin për lidhjen e tij me Kristin Prengaj, e cila u paraqit në videoklipin “Gangsta love”, duke thënë se ai dhe modelja janë vetëm shokë
Noizy nuk e njeh Ledrin e Getin! Noizy nuk e njeh Ledrin e Getin! Reviewed by Tipi on 5:01 AM Rating: 5

No comments: