Policia arreston dy shqiptarë nga Kosova pjesëtarë të ISIS-it

Policia arreston dy shqiptarë nga Kosova pjesëtarë të ISIS-it
Sot Policia e Kosovës në Aeroportin e Prishtinës ka arrestuar dy shqiptarë nga Kosova të kthyer nga Siria.
Të dy personat kanë qenë pjesëtarë të shtetit islamik, ata janë V.H i lindur më 1992 dhe F.B i lindur më 1997, të dy të arrestuarit janë nga rrethi i Gjilanit.
Zëri mëson se ata janë kthyer përmes aeroportit të Stambollit dhe me të arritur në aeroportin e Prishtinës, Policia e Kosovës i ka arrestuar.
Të arrestuarit kishin shkuar në Siri në Janar të vitit 2015 dhe kanë qenë pjesë e luftëtarëve të ISIS-it.
Policia arreston dy shqiptarë nga Kosova pjesëtarë të ISIS-it Policia arreston dy shqiptarë nga Kosova pjesëtarë të ISIS-it Reviewed by Tipi on 11:42 AM Rating: 5

No comments: