Prindërit e 17 fëmijëve: Shpesh ua ngatërrojnë emrat, ndërsa blejnë 50 bukë në ditë

"Shikoni prinderit qe kane 17 femije dhe qe ua ngaterrojne emrat ,kurse blejne 50 buke ne dite "
Abdulkadir dhe Raziye Gungor, çift i martuar nga qyteti juglindor turk Gaziantep, në martesën e tyre 34 vjeçare, 21 herë kanë përjetuar gëzimin e të pasurit fëmijë.
Katër nga fëmijët e tyre vdiqën nga sëmundje të ndryshme, dhe sot ata kanë 17 fëmijë, raporton Anadolu Agency (AA).
Abdulkadir (55) dhe Raziye (51) u martuan në vitin 1981 dhe që atëherë jetojnë në një fshat të vogël Shahinbey, pranë qytetit Gaziantep, Turqi. Prindërit kanë 17 fëmijë, nëntë djem dhe tetë vajza. Fëmijët e tyre janë në mes një dhe 33 vjeç.
Përveç kësaj, nëna Raziye kishte shtatë aborte. Tetë fëmijët e çiftit Gungor janë martuar, kështu që ata tani kanë 24 nipër e mbesa.
Babai Abdulkadir Gungor tha se ai dhe familja e tij jetojnë një jetë të lumtur, dhe se fëmijët e tyre i shohin si një bekim.
Ai thotë se numri i fëmijëve nuk paraqet ndonjë problem, përveç se ndonjëherë përballet me disa, siç tha ai, "probleme administrative".
"Kur lindi djali im më i ri Hilmi shkova për ta paraqitur. Por, rojet që punonin atje nuk më besonin se kam 20 fëmijë. Ata erdhën në shtëpi dhe pasi kontrolluan se Hilmi është biri im miratuan dhënien e letërnjoftimit", tha Gungor.
Familja Gungor merret dhe jeton nga bujqësia, si dhe shumica e banorëve të këtij fshati të vogël.
Abdulkadir shton se nganjëherë mund të ndodhë t'ua ngatërrojë emrat fëmijëve të tij.
"Kjo ndodh ndonjëherë, kur të gjithë tubohemi, dhe kur vijnë nipërit dhe mbesat ua ngatërroj emrat atyre. Por, edhe ata janë mësuar në këtë kështu që nuk ka asnjë problem", ka thënë Gungor.
Prindërit e 17 fëmijëve: Shpesh ua ngatërrojnë emrat, ndërsa blejnë 50 bukë në ditë Prindërit e 17 fëmijëve: Shpesh ua ngatërrojnë emrat, ndërsa blejnë 50 bukë në ditë Reviewed by Tipi on 6:43 AM Rating: 5

No comments: