Rekord botëror në Milano, lind gruaja 95 vjeçe

"E pabesueshme gruaja 95 vjecare ne Milano ka lindur nje foshnje"Milano ka shënuar një rekord botëror. Një grua, për herë të parë në botë, ka lindur në moshën e pleqërisë, 95 vjeçe.
Teresa Melchianne quhet gruaja, e cila kish vendosur të bënte ndërhyrje in vitro për t’i dhënë jetë fëmijës së saj të tretë.
Ende nuk dihen arsyet e zgjedhjes kurajoze të saj, por fakti që shkenca sot mund të arrijë mrekulli të vërteta si kjo që ka ndodhur.
Ka folur në këtë rast dhe djali i saj, Ivan Melchianne, avokat i nderuar, i cili pohoi se kjo ka qenë një zgjedhje e hershme e saj.
“Gjithmonë kam besuar se dëshira e mëmësisë nuk ezaurohet brenda një faze të caktuar moshe, përkundrazi, ajo zgjat për shumë vjet, dhe do të thosha se duke para rastin e nënës sime, për të gjithë jetën. Tashmë mund të rrimë këtu dhe të japim gjykime jo të menduara, por e vërteta është se çdokush ka një liri personale që mbetet e tillë në çdo rast.
Pra, pa shumë zhurmë, shkenca i ka zgjeruar kufijtë e njeriut, duke bërë të mundur atë që më parë ishte e paimagjinueshme.
Kur u konceptua i vogli Gabriele, (i sapolinduri) mëngjesin e të dielës, pata një ndjenjë kënaqësie, duke menduar se dashuria e një nëne është gjëja më e bukur në jetë. U mallëngjeva dhe me bashkëshorten time u hodhëm përpjetë: ‘Urra, kam një vëlla, rroftë i pabesueshëm’. Menjëherë shpërtheva në të qara”.
Në Itali dhe debati ka çmendur botën. Ka që e kundërshtojnë, ka që janë në favor.
Aldo Valletti, gazetar kritik, e quajti skandal: “Drejt kujt po shkojmë?”. Nga ana tjetër, Pier Paolo Cerutti thotë: “Kompleksiteti i jetës është i pashtershëm brenda një shakaje. Ka gjëra të cilat nuk mund të dënohen”. !
Rekord botëror në Milano, lind gruaja 95 vjeçe Rekord botëror në Milano, lind gruaja 95 vjeçe Reviewed by Tipi on 4:47 AM Rating: 5

No comments: