Kanë kaluar dy javë që kur shtetasi shqiptar Klodi Lesi është arratisur së bashku me djalin e tij 4-vjeçar, pas vrasjes së bashkëshortes së tij në Selanik, me të cilën ishte ndarë.
Autoritetet greke vijojnë kërkimet, ndërsa shprehen të bindura se Klodi mund të ketë dalë jashtë shtetit.
Interesi i medieve greke për të ditur vendndodhjen e shqiptarit, ka mbërritur deri në Shqipëri, në Rubik, tek nëna e 36-vjeçarit shqiptar që vrau bashkëshorten greke dhe u zhduk së bashku me djalin.
Në një intervistë, e moshuara tregoi se Klodi ka ikur nga Shqipëria që 14 vjeç, duke ndenjur fillimisht në Greqi dhe më pas në Britani për 6 vjet, përpara se të kthehej sërish në Greqi.
Nëna thotë për televizionin grek se ajo nuk ka komunikuar me të birin që nga Pashkët e vitit të shkuar.
Ajo tregon se ishin në dijeni të lidhjes që kishte me gruan greke, por nuk i kishin thënë gjë, pavarësisht se ishin kundër si familje.
“E dinim që jetonte me një greke por nuk i kemi thënë gjë se ai ka jetën e tij. I bëj thirrje që të dorëzohet në polici menjëherë dhe të mos e torturojë djalin e vogël”, thotë ajo.
Mediat komunikuan edhe me njërin prej shokëve të Klodit, i cili u shpreh se kishte komunikuar me të.
“Më telefonoi dhe ishte mjaft i shqetësuar. Më tha se kishte nevojë për ndihmë, por nuk më tha se çfarë kishte ndodhur. U shqetësova. Kërkoi që të vinte në Shqipëri”, thotë një nga miqtë e Klodi Lesit.
Vrasja në Greqi, nëna e Klodi Lesit i kërkon të dorëzohet (Video)
Reviewed by Tipi
on
1:02 AM
Rating:
No comments: