Berati mes 30 qyteteve më të bukur të Evropës

"Berati mes 30 qyteteve me te bukur te Evropes"
Agjencitë japoneze të turizmit kanë listuar 30 qytetet më të bukura në Evropë dhe vendi i dytë i takon Shqipërisë, me Beratin e “një mbi një dritareve”.
Tendencat e turistëve japonezë ka zgjedhur t’i publikojë prestigjiozja britanike Telegraph. Ajo shkruan se mes 30 qyteteve dhe fshatrave të listuar gjendet vetëm një destinacion britanik dje ky është Conwy, në Wales.
Për turistët japonezë këto destinacione duhet përbëjnë tendencat e këtij viti. Ato janë përzgjedhur nga 300 agjenci që janë pjesë e JATA-s ( Shoqatës Japoneze të Agjencive të Udhëtimit), që duan të promovojnë turizmin në vendet e vogla të Evropës.
Në vendin e parë në këtë listë nuk gjendet ndonjë vend anglez ose skocez, por qyteti Kilkenny, në Irlandë.
“Në brigjet e lumit Nore në krahinën e Leinster ndodhet Kilkenny që edhe pse konsiderohet si një qytezë ka përmasat e një qyteti të madh. Ndërsa pasuritë e saj përmenden kështjella e qytetit, katedralja e St. Canice dhe muret e saj mesjetare.
Vendi i dytë i takon Beratit, Shqipërisë.
Lag jja Mangalem, ndodhet në qytetin e Beratit, në Shqipëri dhe shtrihet në brigjet e lumit Osum. Është një pasuri që mbrohet nga UNESCO. Në kohën mesjetare ka qenë qytet kufi me Perandorinë Bizantine dhe këtë e dëshmon edhe kështjella e saj.
Më pas në renditje vijnë qytete si Civita di Bagnoregio në Itali, Procida në Itali, Conwy në Wales, Lech në Austri, si dhe Hindeloopen në Holandë.
Berati mes 30 qyteteve më të bukur të Evropës Berati mes 30 qyteteve më të bukur të Evropës Reviewed by Tipi on 5:40 AM Rating: 5

No comments: