E dhimbshme: Orinda nuk u mban lotët nga varfëria e familjes (Foto)

Fundjavë Ndryshe është një nismë për të ndihmuar dhe promovuar vlerat njerëzore, për të qenë pranë familjeve në nevojë.
Qytetarë të thjeshtë apo artistë të njohur, i janë bashkuar kësaj nisme, për të ndihmuar familjet që jetojnë në varfëri të thellë, të cilave madje u mungon edhe ushqimi.
Sot (e shtunë), Fundjavë Ndryshe ishte në familjen e Lavdërim Totës, bashkë me Turjan Hyska dhe Orinda Huta.
“Një rast urgjent, kushte të mjerueshme, fëmijë të sëmurë, kërkojnë ndihmë të menjëhershme nga të gjithë ne. Shtëpia në kushte të pamundura jetese, shiu që futej nga të katër anët e shtëpisë, lagështirë, pamundësi ngrohje, (pamundësi për te blerë dru)”.
“Të bëhemi bashkë për ta ndihmuar këtë familje jo shumë larg nesh, banuese në kombinat. Na shkruani për çdo lloj ndihme… Bamirësia nuk të varfëron”, shkruan në postimin e publikuar në faqen e Fundjavë Ndryshe në Facebook. /Telegrafi/
orinda1orinda2orinda3oinda7orinda4orinda5orinda6orinda7
E dhimbshme: Orinda nuk u mban lotët nga varfëria e familjes (Foto) E dhimbshme: Orinda nuk u mban lotët nga varfëria e familjes (Foto) Reviewed by Tipi on 3:27 PM Rating: 5

No comments: