Jashari: Shqiptarët euforik, brenda natës shpallin heronjë!

Ish-ushtari i luftërave çlirimtare të UÇK-së, Selver Jashari nga Kumanova ka shkruar për ngjarjet e fundit ku sipas tij shqiptarët brenda natës shpallin heronjë.
“Unë gjërat i shoh pak më ndryshe dhe shpeshherë keqëkuptohem për këto qëndrime, të cilët nuk janë në të njejtat “frekuenca” me shumicën e bashkëkombasve të mi.
Mbështes fuqishëm vendosmërinë e zyrtarëve të Ambasadës së SHBA-së në Shkup, për dekriminalizimin e institucioneve Maqedoni, që si rrjedhojë do të ngriten padi dhe do të bëhen arrestime për shumë keqëbërës, njofton Tetovasot.
Pa një mbështetje të fuqishme dhe të drejtëpërdrejtë nga SHBA-të, në Maqedoni, nuk do të gjendeshin prokurorë dhe gjykatës, që do të kishin guxim të hetojnë apo të arrestojnë pushtetmbajtësit aktual.
Ata që s’pajtohen me këtë qëndrim, le të pyesin: vallë ku ishin dhe çfarë bënë prokurorët, derisa krimi lulëzonte në çdo cep të vendit?
*** pa “deratizim” total të gjygjësorit, e kot do të mbetet secila iniciativë e hajrit” ka shkruar Jashari.
Ndryshe mbrëmë prokurorja Fatime Fetahu u bë e famshme pas urdhërarestit për Gordana Jankullovskën dhe Mile Janakievskin. 
Jashari: Shqiptarët euforik, brenda natës shpallin heronjë! Jashari: Shqiptarët euforik, brenda natës shpallin heronjë! Reviewed by Tipi on 6:03 AM Rating: 5

No comments: