Kjo është vajza që u gjet mbrëmë e vrarë në Prishtinë (Foto)

Vajza që është gjetur e vrarë mbrëmë në Prishtinë, është Dafina Zhubi me prejardhje nga Gjakova.

Lajmi.net mëson se ajo ishte shtetase Zvicerane dhe në Kosovë ndodhej për vizitë.
Motra e saj, ka postuar shumë fotografi, e ndër to shihet tashmë e ndjera e cila po festonte ditën e të dashuruarve, Shën Valentinin, në një nga lokalet.
Ajo ka jetuar në Bern të Zvicrës.
Kjo fotografi besohet që është bërë në këtë Shën Valentin që kemi lënë pas, ngase nuk ka gjashtë muaj që ajo ka bërë flokët e bardha, ditë kjo kur frizeri i njohur Kaci e kishte postuar fotografinë, duke thënë se miken e saj tashmë e ka bërë bionde.
Raportohet se një mashkull është arrestuar ngase është gjetur në vendin e ngjarjesh, A.D. për të cilin thuhet se me Dafinën kishte një lidhje./ Lajmi.net



Kjo është vajza që u gjet mbrëmë e vrarë në Prishtinë (Foto) Kjo është vajza që u gjet mbrëmë e vrarë në Prishtinë (Foto) Reviewed by Tipi on 12:57 AM Rating: 5

No comments: