Masakër në Elbasan: 3 të vdekur dhe 4 të plagosur

Tre persona të vdekur dhe katër të tjerë të plagosur. Ky është bilanci i një sulmi me armë zjarri në një lokal në periferi të qytetit të Elbasanit.
Ngjarja ka ndodhur në unazë te vendi i quajtur kthesa e Krastës, ku një grup personash që dyshohet se ishin të veshur me uniforma policie, kanë hapur zjarr me armë automatike të llojit “Kallashnikov”.
elbasan-804x380
Një zyrtar i Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit konfirmoi për agjencinë e lajmeve NOA se ngjarja e ndodhur në orën 20:30 të mbrëmjes së sotme ka shkaktuar të vrarë dhe të plagosur. I njëjti burim konfirmoi vdekjen e dy personave dhe plagosjen e të paktën katër të tjerëve.
Ndërkohë raportohet se të plagosurit janë nisur me helikopter drejt Tiranës, për mjekim të specializuar në Spitalin e Traumës.
Disa banorë të zonës kanë thënë se persona të veshur si policë kanë qëlluar me Kallashnikov në drejtim të një lokali. Dëshmitarët thanë se u dëgjuan fillimisht breshëri të një arme automatike dhe më tej edhe qitje me pistoletë. Për të penguar arratisjen e autorëve, policia thotë se ka bllokuar aksin Elbasan-Librazhd.
Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka urdhëruar dërgimin e forcave speciale drejt Elbasanit. Nga hetimet paraprake dyshohet që ngjarja të jetë një larje hesapesh mes bandave rivale.

Masakër në Elbasan: 3 të vdekur dhe 4 të plagosur  Masakër në Elbasan: 3 të vdekur dhe 4 të plagosur Reviewed by Tipi on 1:46 PM Rating: 5

No comments: