Një leopard hyn në një shkollë dhe lëndon 5 persona (FOTO/VIDEO)l

Pesë persona janë lënduar gjatë një përpjekje për të kapur një leopard që humbi në një shkollë në jug të Indisë, ka thënë një zyrtar për kafshë të egra, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.

Fotot e incidentit tregojnë se kafsha është shëtitur rreth shkollës, gjithashtu është parë duke sulmuar një njeri të shtrirë në tokë i cili përdor dorën e tij për tu mbrojtur. Leopardi sulmoi edhe një person tjetër teksa ai përpiqej të largohej.
Ravi Ralph, zyrtar i lartë i kafshëve të egra në shtetin Karnataka, tha se leopardi duket se ka hyrë në shkollë duke kaluar një mur. Ai gjithashtu thotë se shkolla gjendet shumë afër pyllit të dendur, njofton The Guardian, transmeton Gazeta Express.
Viktimat kanë marrë plagë të lehta nga kafshimi i tij, thonë zyrtarët. Megjithatë, leopardi u dërgua në kopshtin zoologjik Bannerghatta Bangalore, por më pas u lirua në pyll.
 Sipas një studimi kombëtar të publikuar vitin e kaluar, kjo zonë ka rreth 14 mijë leopardë. Shpesh herë leopardë të tillë janë parë edhe në zona të populluara.
Në vitin 2014 në Indi, një leopard vrau një djalë 5 vjeçar në oborrin e shtëpisë së tij. 
Një leopard hyn në një shkollë dhe lëndon 5 persona (FOTO/VIDEO)l Një leopard hyn në një shkollë dhe lëndon 5 persona (FOTO/VIDEO)l Reviewed by Tipi on 2:52 PM Rating: 5

No comments: