Pagoi për të vrarë bashkëshorten, shokohet kur e sheh në ceremoninë mortore

Balenga Kalala kishte paguar 7 mijë dollarë tek vrasësit me pagesë, për të ekzekutuar bashkëshorten e tij, Noela Rukundo, por habitet kur e sheh atë në funeralin që po i bëhej.
Plani nuk i ka ecur, Balenga-s, pasi njëri nga vrasësit ishte shoku i vëllait të Noelës, i cili ndonëse kishte marrë paratë, nuk e kreu porosinë. Gruaja qëndroi disa ditë jashtë shtëpisë dhe në momentet që po bëhej funerali, gruaja qëndroi disa minuta jashtë banesës, për të parë mënyrën se si njerëzit po e përcillnin në arkivol.
Noeal kujton momentet kur bashkëshorti i saj porosiste vrasjen. Ajo kishte shkuar në Burundi, për të marrë pjesë në ceremoninë mortore të nënës së saj. Fillimisht kishte qëndruar në një hotel dhe në ato momente bie celulari. Ishte Balenga Kalala, që i thoshte gruas së tij që të dilte për një shëtitje e të marrte pak ajër të pastër. Duke kujtuar momentin e rrëmbimit të saj, Noela tregon se kur ka hapur portën e hotelit, është përballur me një burrë të armatosur.
“Ai thjeshtë më tha mua. Mos bërtit! Nëse ti nis të bërtasësh, unë do të ju qëlloj. Ju do të vdisni me patjetër”, tha Noela për BBC. Ajo u dërgua në një ndërtesë, kur vrasësit telefonuan “bosin”, dhe gruaja u bë kurioze dhe pyeti se kush ishte personi që donte vdekjen e saj. Konfuzë për pyetjen, vrasësit i thanë se ishte bashkëshorti i saj dhe se i kishte paguar për vrasjen.
Ajo nuk mundi ta besonte atë që po dëgjonte dhe tha se po e gënjenin. Ata e morën sërish “bosin” në telefon dhe gruaja dëgjoi zërin e njohur të bashkëshortit. Pa e ditur, plani i tij dështoi. Vrasësit i dhanë gruas një kartë memorie, që përfshinte bisedat e telefonit mes burrit si dhe faturat e transferimit të bankës në mënyrë që ajo të hakmerret ndaj tij.
Dy ditë pas lirimit, Noeal kthehet fshehurazi në Melbourne, duke i besuar vetëm pastorit për atë që po ndodhte. Zoti Latalala njoftoi komunitetin rreth vdekjes së saj të supozuar, the u tha njerëzve që Noela kishte vdekur në një aksident në Burundi. Gruaja iu afruar banesës për të parë sjelljen e burrit të saj. Kur ai e pa, u shtang totalisht.
“Surprizë! Jam akoma gjallë. Ju jeni një njeri i lirë. Persë donit që të më vrisnit? Po për fëmijët a mendove? Kush do të kujdesej për ata?, tha gruaja.
Pas, kësaj burri i arrestua. 
Pagoi për të vrarë bashkëshorten, shokohet kur e sheh në ceremoninë mortore Pagoi për të vrarë bashkëshorten, shokohet kur e sheh në ceremoninë mortore Reviewed by Tipi on 10:26 AM Rating: 5

1 comment:

  1. Unë kurrë nuk e dija se kisha një shans të madh për ta kthyer burrin tim derisa takova Dr. Ellen. Ishte shumë e vështirë për mua kur i dashuri më la për një grua tjetër. Isha i shkatërruar dhe nuk mund të shërohesha. Miqtë dhe familja e tij bënë gjithçka që mundën për të na bashkuar, por nuk funksionoi. Isha beqar për disa muaj dhe nuk mund ta shihja veten duke dashur dikë tjetër. Kështu që më duhej të kërkoja ndihmën e Dr. Ellen, e cila më dha privilegjin të sigurohesha që dëshirat e zemrës sime të realizoheshin. Na bashkoi, dashuria dhe lumturia u rikthyen. Fjalët e tij janë angazhimi i tij dhe ai nuk dorëzohet kurrë kur i premton dikujt një rezultat brenda 48 orëve, gjë që më befasoi kur doli rezultati im. Mos ngurroni të kërkoni ndihmë diku tjetër. Kontakto me të tani. Email-i i tij: ellenspellcaster@gmail.com ose WhatsApp: +2349074881619

    ReplyDelete