Shpërthim i fuqishëm nga terroristet në Ankara, të paktën 10 të vdekur (Video-foto)

Në shpërthimin e fuqishëm pranë stacionit të trenit në kryeqytetin e Turqisë, Ankara, më shumë se 10 persona kanë humbur jetën dhe shumë të tjerë janë plagosur, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve të marra nga gazetari i AA në terren, në zonën ku ndodhet stacioni i trenit të kryeqytetit, rreth orës 10:00 sipas orës lokale ka ndodhur një shpërthim i fuqishëm. Në vendin e shpërthimit ku ka të vrarë dhe të plagosur janë dërguar një numër i madh ambulancash dhe personeli shëndetësorë.
Ndërkohë disa qytetarë në momente paniku kanë sulmuar ambulancat dhe forcat e policisë që gjendeshin aty, ndërsa disa persona janë parë të qellojnë në ajër. Ekipet e ekspertëve anti-bombë janë në vend ngjarje për të kryer hetimet përkatëse.
Sipas informacioneve të marra nga Ministria e Shëndetësisë së Turqisë menjëherë pas shëprthimit ambulancat dhe ekipet mjekësore kanë qenë në vend ngjarje, ndërkohë thekoshet se vazhdon dërgimi i ambulancave në vend ngjarje.
Sipas zyrtarëve të Ministrisë së Shëndetësisë të plagosurit janë dërguar në spitale të ndryshme, në kryeqytet.
Shpërthim i fuqishëm nga terroristet në Ankara, të paktën 10 të vdekur (Video-foto) Shpërthim i fuqishëm nga terroristet në Ankara, të paktën 10 të vdekur (Video-foto) Reviewed by Tipi on 11:39 AM Rating: 5

No comments: