Gjykata e Apelit në Shkodër ka lënë në fuqi vendimin burgim të përjetshëm për Sokol Mjacajn, i cili vrau dy turistët çekë në muajin gusht të vitit të kaluar.
Avokatja mbrojtëse e Mjacajt e ka cilësuar procesin gjyqësor të paragjykuar.
Avokatja Elvira Jakova tha se do ta dërgojë çështjen deri në Gjykatën e Strasburgut, pasi e ka cilësuar drejtësinë shqiptare me dy standarde.
Sokol Mjacaj akuzohet për vrasje me paramendim pasi ekzekutoi me armë dy turistët çekë Anna Kosinova dhe Michael Svatos. Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër zbatoi para disa muajsh kërkesën e Prokurorisë, duke vendosur burg përjetë për Mjacajn, vendim që u la në fuqi edhe sot nga Apeli, raportojnë mediat në Shqipëri,