Sot festohet 8 Marsi, Dita Ndërkombëtare e Gruas*Urime*

Në të gjithë botën sot festohet 8 Marsi, Dita Ndërkombëtare e Gruas.
Në Shqipëri kjo festë është kthyer në një simbol të veçantë për nënat dhe vajzat, të cilat në këtë ditë ndihen të privilegjuara. Ato marrin dhurata nga fëmijët apo bashkëshortët, në shenjë mirënjohje dhe respekti.
8 Marsi njihet si "Dita e Gruas" në të gjithë botën. Madje në shtete të ndryshme kjo ditë festohet si festë kombëtare. Kjo ditë shërben jo vetëm për bashkimin e grave pa dallim feje, race, kulture, gjuhe dhe prejardhjeje, por edhe për të kujtuar përpjekjet për barazi, paqe, drejtësi dhe ndërtim në gati 9 dekada.
Si u krijua festa e grave
Në përputhje me deklaratën e Partisë Socialiste së Amerikës, dita e parë Nacionale e Gruas, u festua në SHBA më 28 shkurt 1909. Deri në vitin 1913 kjo ditë vazhdoi të festohej të dielën e fundit të shkurtit.
Në mbledhjen Socialiste Ndërkombëtare në Kopenhagën më 1910-n, u vendos që ‘Dita e Gruas’ të festohej në të gjithë botën, për nder të lëvizjes së grave për të drejtat e tyre dhe për t’i mbështetur gratë në njohjen e statusit të tyre në shoqëri. Në këtë konferencë morën pjesë 100 gra, nga 17 vende të botës, midis tyre dhe tre gratë e para të cilat u zgjodhën si pjesëtare në parlamentin e Finlandës.
Si rrjedhojë e vendimit të marrë në Kopenhagën, një vit më pas, më 1911-n Dita e Gruas u vendos të festohej për herë të parë më 19 mars, në Austri, Danimarkë, Gjermani dhe Zvicër, ku miliona burra dhe gra morën pjesë në organizimet kushtuar kësaj dite. Gratë kërkonin të drejtën e votimit, të qeverisjes, të punës, të edukimit si dhe ndalimin e diskriminimit në punë.
Vetëm pak ditë pas këtij vendimi, më 25 mars, një zjarr tragjik në New York vrau mbi 140 vajza gjatë orarit të punës. Kjo ngjarje pati një rëndësi të madhe në vendosjen e ligjeve të reja në lidhje me kushtet e punës.
Më 1913-n gratë ruse festuan Ditën e Gruas, të dielën e fundit të muajit shkurt si pjesë e manifestimeve për paqe. Ndërsa në pjesë të tjera të Evropës më 1914-n kjo ditë filloi të festohej më 8 mars, shoqëruar me mbledhje dhe manifestime kundër Luftës së Parë Botërore.

Sot festohet 8 Marsi, Dita Ndërkombëtare e Gruas*Urime* Sot festohet 8 Marsi, Dita Ndërkombëtare e Gruas*Urime* Reviewed by Tipi on 2:01 AM Rating: 5

1 comment:

  1. Përshëndetje shikues, unë jam nelson dhe jam gati ta ndaj dëshminë time këtu, nëna ime më prezantoi me Baba e Madhe Ogbogo kur zbuloi se nuk mund ta bëja gruan time shtatzënë pas 3 vjetësh nga martesa jonë. Pra, këto sollën aq shumë telashe në martesën time dhe çuan në një divorc. ajo tha, ai është shumë shpirtëror dhe mund ta bëjë gruan time të kthehet tek unë me gëzim dhe ne mund të kemi fëmijë së bashku. Në fillim, unë dyshova jo derisa e kontaktova dhe pastaj hodha magji të fuqishme për mua dhe e bëra gruan time të kthehej. Dhe tani, ne jemi gjithashtu të lumtur me fëmijë të bukur, pikërisht nga dita që BaBa Ogbogo e Madhe punoi për mua dhe zgjidhi problemet e mia. Unë bëra një zotim të fortë që për sa kohë që unë jetoj, do të vazhdoj të dëshmoj për mirësinë e veprave të tij të mëdha, dhe për ata atje që përballen me marrëdhënie dhe vështirësi martesore duhet të kontaktojnë shpejt me të dhe të bëhen një dëshmitar i lumtur si unë. Unë e lë kontaktin e tij këtu, Email: greatbabaogbogotemple@gmail.com, ose numrin e tij të WhatsApp. +2349020168697

    Ai bëri që ish gruaja ime të kthehej tek unë me gëzim

    Ai më shëroi nga një njeri i pafuqishëm te një njeri i vërtetë.

    ReplyDelete