Shkatërrohet rrjeti i drogës mes Italisë, Holandës e Shqipërisë. Arrestohen 15 persona (VIDEO)

15 të arrestuar, është ky rezultati i operacionit të koduar “The End” nga policia italiane, ndërsa janë sekuestruar mbi 100 kg drogë. Hetimet kanë nisur që në vitin 2014 nga prokuroria e Bergamos, ndërsa operacioni i policisë është zhvilluar në 6 provinca italiane.
Sipas policisë italiane, droga e sekuestruar e llojit: heroinë, kokainë, dhe marijuanë, futej në shtetin fqinj nga Shqipëria dhe Holanda. Mediat italiane, që citojnë burime nga policia, shkruajnë se janë gjetur edhe 3 laboratorë të përpunimit të drogës. Veçanërisht kompleks ishte sistemi që kjo organizatë kriminale kishte ndërtuar për të komunikuar, ndërsa përdornin kode për të dhënë urdhra për transportin e lëndëve narkotike
Emrat e të arrestuarve
Një prej personave të parë të arrestuar, si pjesë e këtij grupi është Eugert Bici, i cili është ndaluar në shkurt të vitit 2014, gjatë një hetimi të prokurorisë së Kaljarit. Krerët e kësaj organizate janë dy shqiptarët, Eugert Bici, Elis Pisha dhe italiani Simone Canu. Në hirearkinë e grupit, më pas vijnë ish-kryebashkiaku, Giovanni Satta, Alessio Salis, rumuni Alis Doboseru dhe shqiptari Gazmir Almeta.
Korrierët e arrestuar në vitin 2014, janë Durim Bejko, shoqja e tij Silvana Bejko, Ronald Stomina e Vladimir Muçi. Pjesë e organizatës kriminale ishin edhe: Claudio Soddu, Alessandro Dessolis, Nicola S. Pinna, Gino Mureddu, Filippo Di Costanzo, Andrea Denanni dhe shqiptari Dashimir Hoxha./ tvklan
Shkatërrohet rrjeti i drogës mes Italisë, Holandës e Shqipërisë. Arrestohen 15 persona (VIDEO) Shkatërrohet rrjeti i drogës mes Italisë, Holandës e Shqipërisë. Arrestohen 15 persona (VIDEO) Reviewed by Tipi on 5:12 AM Rating: 5

No comments: