{Video}Një vogëlush ka kundërshtuar inspektorët të mbyllin tezgën (ilegale) nga e cila jetonte familja e tij.
Një vogëlush kinez ka kundërshtuar inspektorët të mbyllin tezgën (ilegale) nga e cila jetonte familja e tij. Ai madje vetë është përballur me ta.
Një xhirim i luftës së tij me inspektorët për tezgën, që po bën xhiron në internet, tregon fëmijën rreth pesë vjeç i cili ua përplasë shkopin e metaltë njerëzve në uniforma.
Fëmija zemërak e ka detyruar njërin inspektor të tërhiqet nga synimi, e pastaj ia ka përplasur shkopin e metaltë dhe ka marrë qëndrim kërcënues.
Ndërsa kur u duk se situata ishte qetësuar, njëri nga inspektorët provoi ta ulte në divan, por fëmija u zemërua që dikush donte t’i tregojë çfarë duhet të bëjë, ia shtyri dorën dhe iu turr me tërbim të gjithë atyre që po e shikonin.
Por fjalët nuk mund të rrëfejnë skenën e kinezit të vogël zemërak sa xhirimi, tashmë që po bën xhiron në internet.
{Video}Një vogëlush ka kundërshtuar inspektorët të mbyllin tezgën (ilegale) nga e cila jetonte familja e tij.
Reviewed by Tipi
on
1:30 AM
Rating:
No comments: