14 vjeçari e zgjidh Kubin e Rubikut për 4.9 sekonda (Video)

Është vendosur rekord i ri për zgjidhjen e Kubit të Rubikut. 14 vjeçari Lucas Etter nga qyteti Lexington në Kentaki të SHBA-së ia doli që ta bëjë këtë për vetëm 4.9 sekonda, në garën e zhvilluar në Merilend.
Në vitin 1982, rekordi botëror ishte 23 sekonda, kurse në vitin 2013 ai u bë vetën 5.5 sekonda. Rekordi i fundit ishte 5.2 sekonda dhe u vendos nga një tinejxher amerikan në prillin e sivjetshëm.
Vitin e kaluar, Lucas e kishte thyer edhe rekordin, për një format më të vogël të kubit “2x2x2”, duke e zgjidhur për 1.69 sekonda.
Kubi i Rubikut është krijuar nga arkitekti hungarez Erno Rubik në vitin 1974, i cili synonte ta gjente një model praktik për ta shpjeguar gjeometrinë tredimensionale,  transmeton Klan Kosova.
Pasi e krijoi kubin, atij iu desh më shumë se një muaj për ta zgjidhur atë. 
14 vjeçari e zgjidh Kubin e Rubikut për 4.9 sekonda (Video) 14 vjeçari e zgjidh Kubin e Rubikut për 4.9 sekonda (Video) Reviewed by Tipi on 12:24 PM Rating: 5

No comments: