Ajri i ndotur rrit sëmundjet pulmologjike

Qytetarët marrin frymë vështirë, sa nga pirja e duhanit por edhe nga ndotja e ajrit, alarmojnë mjekët në Maqedoni, njofton Telegrafi.
Shpesh thonë se rritet numri i pacientëve me sëmundje kronike obstruktive të mushkërive. Vetëm vitin e kaluar në Klinikën për Pulmology në Maqedoni në kontrolle janë paraqitur rreth 3800 pacientë.
Nga Instituti për sëmundjet e mushkërive dhe tuberkulozit u organizuan ekzaminime mjekësore falas për matjen e funksionit të frymëmarrjes, për të vetëdijësuar pacientët për rëndësinë e njohjes së sëmundjes dhe diagnoza e saj në kohë dhe trajtim të përshtatshëm.
Sëmundja kronike pulmologjike është shkaku i katërt i vdekjes në mbarë botën dhe është parashikuar që deri në vitin 2020, do të jetë në vendin e tretë. Një shkak i madh i sëmundjes është ajri i ndotur dhe i pari është pirja e duhanit aktive dhe pasive.
Sipas organizatës botërore të shëndetësisë, mbulon rreth 50 milionë njerëz dhe vret rreth 3 milion çdo vit me këto sëmudje.
Ajri i ndotur rrit sëmundjet pulmologjike Ajri i ndotur rrit sëmundjet pulmologjike Reviewed by Tipi on 1:32 AM Rating: 5

No comments: