http://www.telegrafi.com/fo/kosove/ja-ccedil-far-euml-thot-euml-eksperti-i-siguris-euml-p-euml-r-sulmet-eventuale-t-euml-isis-n-euml-kosov-euml-video_hd.jpg

Eksperti i Sigurisë, Drizan Shala, ka vlerësuar se Kosova dhe institucionet e saj të sigurisë duhet të kenë kujdes që ta shtojnë prezencën në kufi, në hyrje-dalje, veçanërisht me shtimin e refugjatëve sirian, ngase siç tha ai me këta refugjatë mund të vijnë edhe pjesëtarë të ISIS-it.
“Ajo çfarë ka ndodhur në Paris ka tronditur tërë botën, edhe neve që jemi miq të shtetit francez. Mendoj se Kosova nuk është imune ndaj ndonjë sulmi, por jo ndonjë sulmi që ka ndodhur në Paris apo në ndonjë vend tjetër, sepse shteti jonë apo fuqia jonë nuk është e një vëmendjeje sikur që mund të ndodh në Paris, Gjermani apo ndonjë vend tjetër. Kosova dhe institucionet e saj të sigurisë duhet të kenë kujdes që ta shtojnë prezencën në kufi, në hyrje-dalje, veçanërisht me shtimin e refugjatëve sirianë. Kjo është një temë e cila është duke u diskutuar në arenën ndërkombëtare, ngase me këta refugjatë mund të vijnë edhe pjesëtarë të ISIS-it”, ka thënë Shala, në emisionin “Kontakt”, në Tribuna Channel.
Shala ka paralajmëruar se edhe Kosova mund të preket nga ndonjë sulm eventual po jo direkt.
“Është një rrezik permanent. Kosova nuk do të jetë e sulmuar direkt, por mund të shërbejë si ndonjë qendër operative që pas ndonjë sulmi eventual në Evropë mund të tërhiqet në Ballkan dhe nëpërmjet Ballkanit të kalojë në Maqedoni, Bullgari dhe pastaj të ikë prapë në Siri”, ka thënë ndër tjerash Shala.
Në lidhje me kapacitetet që Kosova rezulton ti ketë në rast të ndonjë sulmi eventual, Shala ka thënë se shtetit tonë i mungojnë kapacitetet teknike. Ai ka thënë se për këtë duhet të hartohet një ligj i veçantë.
“Mendoj, që Policia e Kosovës ka kapacitete njerëzore, por mungojnë edhe kapacitetet teknike, sepse ne kemi pjesëtarë po nuk do të thotë që një sulm mund ta mbrojmë me një trup njeri. Duhet të kemi kapacitete të tjera teknike. Duhet të hartohet një ligj për nevoja të veçanta apo ekstreme që u nevojiten pjesëtarëve të Policisë së Kosovës që të përdorin edhe mekanizma të tjerë dhe pa përcjellje procedural nëpër Gjykata”, ka thënë Shala.
Sipas tij, një vëmendje duhet t’i kushtohet edhe sektorit të inteligjencës ngase siç tha ai, është “alfa dhe omega e parandalimit të ndonjë sulmi eventual”.
“Kosova ka kapacitete, por a janë të mjaftueshme apo jo nuk mund të themi tani, po vetëm pas ndonjë sulmi apo sulmi parandalues. Siç e dimë, Policia me organet e tjera ka bërë vitin e kaluar disa aksione së bashku me AKI-në, faktorin ndërkombëtar”, është shprehur Shala.
Ai tha se NATO ka ngritur nivelin e sigurisë dhe mendon se në rast të ndonjë sulmi eventual NATO dhe KFOR-i do t’i asistojnë organet e sigurisë së Kosovës.
http://www.telegrafi.com/fo/kosove/ja-ccedil-far-euml-thot-euml-eksperti-i-siguris-euml-p-euml-r-sulmet-eventuale-t-euml-isis-n-euml-kosov-euml-video_hd.jpg http://www.telegrafi.com/fo/kosove/ja-ccedil-far-euml-thot-euml-eksperti-i-siguris-euml-p-euml-r-sulmet-eventuale-t-euml-isis-n-euml-kosov-euml-video_hd.jpg Reviewed by Tipi on 4:02 PM Rating: 5

No comments: