Leonora tregon arsyen pse nuk e publikoi këngën patriotike

Leonora Jakupi ka bërë të ditur se ka prolonguar përkohësisht projektin e këngës së re popullore me motive patriotike.
Këngëtarja shqiptare që kishte premtuar si dhuratë për fansat e saj, për nderë të festës së shumëfishtë kombëtare 28 nëntorit një këngë të re popullore me motive patriotike, ka bërë të ditur se e njëjta do të publikohet në prag të 17 shkurtit, në shënimin e përvjetorit të pavarësisë së Kosovës.
E ftuar këtë të diel nga emisioni ‘Top Folk’ i Radio ‘Dukagjini’-t, ku edhe këngëtarja kishte bërë të ditur javë më parë detajet e projektit të kësaj kënge, ka treguar shkaqet e prolongimit të këngës.
“Angazhimi dhe ftesa që më është bërë për të qenë pjesë e një dokumentari në dedikim të ditëlindjes së komandantit legjendar Adem Jashari, e ku kam punuar për ditë të tëra bashkë me aktorin e njohur Mirush Kabashi kanë bërë të pamundur që unë të plasojë edhe këngën siç kisha premtuar. Ishte e pamundshme që të punohet paralelisht, meqë ty dyja projektet kërkonin vëmendje. Tash më mbetet që këngën në fjalë ta editoi më 17 shkurt, në përvjetorin e pavarësisë së Kosovës”, ka thënë Leonora Jakupi.
Këngëtarja e njohur e estradës tonë, Leonora Jakupi, javë më parë kur pati premtuar për këngën e re, në ‘Top Folk’, kishte gjetur rastin edhe të drejtoi kritika të buta për kolegët e saj, të cilët siç kishte thënë, po mundohen që nëpërmjet këngëve që po përgatisin e që për temë po kenë ngjarje të mëdha historike, po mundohen që të krijojnë famë.
Jakupi kishte propozuar që këngët e natyrës së tillë, të gjithë kolegët këngëtar e këngëtare duhet ti editojnë në data dhe ditë që kanë lidhshmëri dhe kuptim me ndonjë ngjarje të veçantë për kombin dhe popullin.
Leonora tregon arsyen pse nuk e publikoi këngën patriotike Leonora tregon arsyen pse nuk e publikoi këngën patriotike Reviewed by Tipi on 10:18 AM Rating: 5

No comments: