Luftëtari serb përshkruan “shfarosjen” e fshatarëve shqiptarë në Kosovë

Në rigjykimin e 12 ish-trupave të Ushtrisë Jugosllave për krime lufte gjatë konfliktit të vitit 1999 në Kosovë, një ish-luftëtar serb rikujtoi sesi grupe civilësh shqiptarë u qëlluan dhe u vranë “si dele”.
Dëshmitar kryesor i prokurorisë, Zoran Raskoviç, ish-anëtar i një njësie ushtarake serbe të njohur si Çakallët, tha në gjykatën speciale në Beograd ditën e hënë se trupat tij të njësisë ekzekutuan më shumë se rreth 60 burra në fshatin Lubeniq të Pejës, më 1 prill 1999.
"Burrat që mund të mbanin armë u ndanë nga gratë, fëmijët dhe të moshuarit. Ata u liruan, por burrat u ekzekutuan në grup. Si dele, ata nuk u rebeluan shumë”, dëshmoi Raskoviç.
Qëllimi i sulmit ishte "të shfaroseshin” civilët që jetonin në fshat, tha ai.
Dymbëdhjetë ish-anëtarë të Skuadrës 177 të Ndërhyrjes të Ushtrisë Jugosllave, të cilët të gjithë u deklaruan të pafajshëm, po gjykohen për torturë, grabitje dhe vrasjen e 118 shqiptarëve të Kosovës.
Ata janë akuzuar për krime në katër fshatra - Lubeniq, Pavlan, Qyshk dhe Zahaq - gjatë luftës së Kosovës në prill dhe maj të vitit 1999.
Sipas aktakuzës, qëllimi i sulmit ishte dëbimi i përhershëm i popullsisë shqiptare.
Raskoviç të hënën përsëriti dëshminë që ai dha më parë në vitin 2013 gjatë gjyqit të parë, kur ai e përshkroi në detaje masakrën brutale në Lubeniq.
Nëntë luftëtarët serbë janë dënuar më parë me një total prej 106 vitesh burg në shkurt të vitit 2014, por gjykata e apelit në Beograd e anuloi vendimin në mars, duke e quajtur atë "të pakuptueshëm dhe kontradiktor", dhe e dërgoi rastin për rigjykim.
Në fillim të gjyqit, prokuroria pretendoi se burrat ishin anëtarë të një njësie paraushtarake të quajtur Çakallët, por më vonë vendosi se të gjithë të akuzuarit kishin karta identiteti ushtarake dhe merrnin rroga nga Ushtria Jugosllave.
Por Raskoviç megjithatë këmbënguli përsëri se luftëtarët nuk ishin pjesë e ushtrisë, por vetëm e “një grupi njerëzish të armatosur dhe gjaknxehtë”.
“Ne filluam ta mbronim vendin tonë me qëllimet më të mira duke kryer disa krime të tmerrshme. Ne Çakallët, vramë shumë civilë,” tha ai të hënën.
Para vrasjeve të Lubeniq, një nga civilët e pyeti komandantin e njësisë Nebojsa Miniç, i njohur ndryshe si “Mrtvi” (Vdekja) pse luftëtarët e tij hynë në fshatë “si kriminelë”, tha Raskoviç.
“Mrtvi e vrau atë dhe më pas tha se të gjithë të tjerët do të ekzekutoheshin”, risolli në mendje Raskoviç.
Minic, një nga oficerët më famëkeq të Ushtrisë Jugosllave të asaj kohe, vdiq nga një sëmundje që ka lidhje me AIDS-in në Argjentinë në vitin 2005, para se të ekstradohej në Serbi për akuzat për krime lufte.
Raskoviç tha se pas vrasjeve në Lubeniq, një nga burrat që janë në gjyq, Milojko Nikoliç, i njohur ndryshe si “Sumadija” hyri në turmën e fshatarëve për zvogëluar dhimbjen e tyre” dhe qëlloi ata që ishin ende gjallë.
Luftëtari serb përshkruan “shfarosjen” e fshatarëve shqiptarë në Kosovë Luftëtari serb përshkruan “shfarosjen” e fshatarëve shqiptarë në Kosovë Reviewed by Tipi on 4:30 AM Rating: 5

No comments: