Mbishkrimi "Kosova është Republikë" në Novi Sad

Novi Sadi, kryeqyteti i krahinës së Vojvodinës në Serbi, ka gdhirë sot me grafite të shumta. Në mesin e tyre edhe me përmbajtjen "Kosova është Republikë".
Në total 12 grafite me përmbajtje të ndryshme janë gjetur nëpër rrugët e Novi Sadit në Serbi.
Në mesin e grafiteve të fshira në muret e rrugëve të Novi Sadit ishin ato në përkrahje të Republikës së Kosovës, “Kosova është Republikë”, raportojnë mediat në Serbi.
Të tjera grafite ishin shkruar edhe kundër liderit të Lidhjes Social-Demokrate të Vojvodinës dhe kundër Bors Tadiqit, transmeto Koha.net.
Mbishkrimet “Kosova është Republikë”, Liri fashizmit, vdekje popullit”, Serbia e serbëve” dhe të ngjashme ishin shkruar në rrugën “Limani II” dhe “Ravaniçka”.
Ato janë fshirë më pas nga “Shoqata Anti-Grafit”.  
Mbishkrimi "Kosova është Republikë" në Novi Sad Mbishkrimi "Kosova është Republikë" në Novi Sad Reviewed by Tipi on 5:41 AM Rating: 5

No comments: