Përmbledhje e protestave të sotme në Prishtinë (Video)

Për disa orë rresht, janë përleshur protestuesit me pjesëtarët e policisë së Kosovës, transmeton Koha.net.
Protesta, e cila nisi e qetë, eskaloi vetëm disa çaste më vonë, kur në turmë u paraqit deputeti Albin Kurti, të cilin Policia e Kosovës nuk arriti ta arrestojë në orët e mëngjesit.
Protestuesit hodhën ngjyrë dhe gurë në drejtim të policisë, duke bërë që kjo e fundit të shtojë përforcimet e saj dhe të fillojë ndjekjen e tyre nga sheshi deri te biblioteka e qytetit. E, liderët e opozitës këtë veprim të policisë e kanë quajtur represion, i cili nuk zgjidh krizën politike. Ata kanë thënë se nuk do të ndalen deri në lirimin e deputetes Donika Kadaj Bujupi.
Brenda pak minutash, sheshi u shndërrua në arenë dyluftimi mes protestuesve dhe policisë, ku kjo e fundit, pas përforcimeve, nisi të shtyjë para protestuesit në pjesë tjera të qytetit.zKështu, sheshet e kryeqytetit gjatë mesditës kanë qenë arenë kaosi si rezultat i protestave të opozitës, raporton KTV. Gaz lotsjellës në njërën anë, gurë, koktej molotovi dhe mjete të tjera të forta në anën tjetër.
Policia e Kosovës, deri rreth orës 15:00 ka arrestuar 14 persona.
Në mesin e tyre ka pasur edhe të atillë që pretendonin se nuk kishin lidhje me protestat, që megjithatë janë shoqëruar për në stacionin e policisë në qendër.
Si të konfirmuar, në mesin e të arrestuarve kanë qenë dy anëtarët e kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi dhe Zgjim Hyseni, si dhe djali i deputetit të AAK-së.
Gjithashtu, në rrugën “George Bush”, Policia ka konfiskuar edhe një çantë, që dyshohet se ishte e mbushur me koktej molotovi.
Efekteve të gazit lotsjellës nuk i kanë përballuar kalimtarë rasti që janë alivanosur.
Megjithatë, nuk ka vonuar edhe intervenimi i mjekëve që i kanë dërguar me ndihmë të shpejtë për në Qendrën Klinike Universitare.
Përmbledhje e protestave të sotme në Prishtinë (Video) Përmbledhje e protestave të sotme në Prishtinë (Video) Reviewed by Tipi on 10:40 AM Rating: 5

No comments: