Qeni eci 290 kilometra, për ta takuar gruan që ia shpëtoi jetën!

Eci për rreth 300 kilometra për t’u kthyer tek gruaja që i shpëtoi jetën. Kjo është historia e Shavit, qenit të rrugës dhe Nina Baranovskës, gruaja që e shpëtoi nga ngordhja e sigurt.
Në një ditë të ftohtë janari, në Rostov të Rusisë, Nina Baranovska sheh për herë të parë këlyshin Shavi. Këlyshi dridhej nga i ftohti dhe dy këmbët e para i kishte të thyera. Dukej sikur ishte shtypur nga një makinë dhe ishte braktisur në mes të rrugës.
Menjëherë Nina dhe miqtë e saj, e mbuluan me një batanije dhe e transportuan për tek veterineri: i vendosën vida metalike tek këmbët me shpresën se një ditë ai do të ecte sërish. Nina u kujdes shumë për Shavin në banesën e saj, ndonëse kishte edhe dy qen të tjerë dhe tre mace.
Pavarësisht se do t’i kishte pëlqyer që ta mbante në banesë, pas gjashtë muajsh vajza vendosi që t’ia besonte Shavin miqve të saj, jo vetëm për mungesën e hapësirës, por edhe për pagën që nuk ishte shumë e mirë. Familja e re e qenit ishte 290 kilometra nga rajoni Voronezh. Pak ditë nga braktisja e Shavit, Nina mori një telefonatë nga miqtë e saj: qenushja nuk gjendej më. Por, dy javë më vonë, Nina dëgjon një zhurmë që lëvizte pranë saj, gjatë kohës që ishte duke u kthyer nga puna.
Vuri re se ishte Shavi, ajo qenushja e dobët dhe rraskapitur, kishte gjetur shtëpinë pas një rrugëtimi prej 290 kilometra dhe tani ndodhej pranë pronares së saj.
“Pjesa më e madhe e njerëzve nuk e kuptojnë që qentë mund të qajnë ose qeshin”, thotë Nina. “Ndoshta nuk duan që ta shohin një gjë të tillë”.
Tani Shavi jeton në shtëpinë e Ninas dhe gjithmonë do të rrijë aty. 
Qeni eci 290 kilometra, për ta takuar gruan që ia shpëtoi jetën! Qeni eci 290 kilometra, për ta takuar gruan që ia shpëtoi jetën! Reviewed by Tipi on 11:35 AM Rating: 5

No comments: