Barcës lavdia, Realit turpi (Video)

Barcelona e ka nëpërkëmbur Real Madridin para tifozëve në Santiago Bernabeu duke triumfuar me rezultat 0-4 në ‘el Clasicon’ e parë sezonale.
Në fillet e sfidës, Los Blancos sulmuan përmes Ronaldos, i cili e kaloi Alban dhe harkoi ulët, mirëpo intervenimi i Bravos ishte vital.
Menjëherë pas këtij shansi erdhi ndëshkimi nga katalunasit, të cilët kaluan në epërsi me anë të Luis Suarez (11’). Sergi Roberto e kaloi me lehtësi Modricin dhe asistoi te uruguaiani, i cili e dërgoi topin në rrjet.
Blaugranët vazhduan të ishin të rrezikshëm pas golit të realizuar duke e vënë në rrezik portën nikoqire dhe në vazhdim të gjysmëlojës së parë, shënuan edhe golin e dytë.
Sulmuesi i tjetër u Barcës, Neymar, realizoi golin e dytë të mysafirëve pas asistimit të Andres Iniestas (39’).Para se të përfundonte pjesa e parë, Marcelo shpëtoi një gol të sigurt.
Vendasit e nisën me agresivitet pjesën e dytë duke humbur dy raste shumë të mira me anë të Marcelos dhe Jamesit, ndërsa një goditje të Neymar nga gjuajtja e lirë e ndali Navas.
Megjithatë, fuqia e ekipit mysafir u dëshmua edhe njëherë me anë të Andres Iniestas. Spanjolli pranoi një superpasim nga Neymar dhe goditja e tij u ndal në rrjet (53’).
Mbretërit patën rastet e tyre, sidomos përmes Ronaldos, porse ekipi i Luis Enriques u tregua shumë i fortë duke arritur edhe golin e katërt.
Ishte sërish Luis Suarez futbollisti që realizoi edhe golin e dytë personal në këtë sfidë. Uruguaiani u asistua nga Alba dhe me qetësi e dërgoi topin në portë (74’). 
Barcelona forcon kreun e tabelës dhe tash numëron gjashtë pikë më shumë se Real Madridi. Los Blancos mund ta humbin pozitën e dytë në tabelë, na rast se Atletico Madridi mposht Real Betisin të dielën. 
Barcës lavdia, Realit turpi (Video) Barcës lavdia, Realit turpi (Video) Reviewed by Tipi on 11:17 AM Rating: 5

No comments: