Shteti Islamik: Kjo është bomba me të cilën e rrëzuam avionin rus (Foto)

Shteti Islamik pretendon se një fotografi e publikuar në një revistë është ‘bomba’ me të cilën e ka rrëzuar avionin rus, ku mbetën të vdekur 224 njerëz.
Bomba e veçantë e ISIS-it ka një pamje prej një kanaqeje të pijeve freskuese, dhe bartë logon e pijes “Schweppes.”
Fotografia është publikuar në edicionin e fundit të revistës ekstremiste “Dabiq”, transmeton KosovaPress.
Në këtë edicion të kësaj reviste festohen edhe sulmet e fundit terroriste në Paris, dhe numri titullohet “Vetëm terror”.
Revista po ashtu thotë se posedon pasaporta të viktimave, të cilët u zhdukën pasi avioni i kompanisë ruse “Metrojet” eksplodoi në gadishullin egjiptian, Sinai.
Shteti Islamik: Kjo është bomba me të cilën e rrëzuam avionin rus (Foto) Shteti Islamik: Kjo është bomba me të cilën e rrëzuam avionin rus (Foto) Reviewed by Tipi on 9:42 AM Rating: 5

No comments: