Spanjollët duan Shqipërinë në grup (Foto)

Ueb faqe e federatës spanjolle ka pyetur lexuesit e saj se cilat skuadra do t’i dëshironit në grup, ata kanë zgjedhur Shqipërinë me një përqindje të lartë si njërin prej kundërshtarëve.
Shqipëria ka arritur për herë të parë në histori të shkojë në një eveniment kaq të madh futbollistik dhe kjo ka bërë që shumë kombëtare t’i duan kuqezinjtë për kundërshtarë.
Spanjollët kanë votuar për kundërshtarët, ndërsa skuadrat e preferuar nga vazot dy, tre dhe katër janë Austria, Hungaria dhe Shqipëria.
Kombëtaret tjera që preferohen shumë janë edhe Italia, Suedia dhe Uellsi.
Kundërshtarët më të padëshiruar për spanjollët janë Kroacia, Çekia dhe Republika e Irlandës.
Spanjollët duan Shqipërinë në grup (Foto) Spanjollët duan Shqipërinë në grup (Foto) Reviewed by Tipi on 2:43 PM Rating: 5

No comments: