21 vjeçarit, rruga ia heq mërzinë (Video)

21vjecarit,rruga ia heq merzine
Fatlum Haxhiu, 21 vjeçar, për ta larguar mërzinë, me karrocën e tij çdo ditë qëndron skaj rrugës për të mos u ndier i vetmuar.
Shumëkush që kalon në rrugën nga zona industriale për në Dragodan të Prishtinës, e njeh atë.
Argëtimi për të është i kësaj mënyre, pasi që nuk mund t`u bashkëngjitet shokëve të lagjes “Përroi i Njelmët, të cilët luajnë me top.
Ai nuk del në rrugë nga varfëria apo nga mungesa e ushqimit. Arsyeja që e shtynë atë të qëndroj pranë rrugës, është largimi i mërzisë.
Por, ajo për çfarë ka nevojë ky djalë, është shërimi jashtë vendit, raporton Klan Kosova.
E fakti që ka shërim por nuk ka dokumentacion e as para për tretman mjekësor e bën nervoz e shpeshherë edhe të shfaqet agresiv.
Ndërkaq, prindërit kanë shpresë që do ia mundësojnë një udhëtim, e një tentim për ta shëruar djalin e tyre.
21 vjeçarit, rruga ia heq mërzinë (Video) 21 vjeçarit, rruga ia heq mërzinë (Video) Reviewed by Tipi on 11:53 AM Rating: 5

No comments: