Sa like bohen per Kuqezinjte
Sot, 12 vjet më parë Kombëtarja e Shqipërisë është bërë me një grup tifozësh të organizuar, që do të ishin në çdo hap me Kombëtaren, në të mirë e në të keq.
Atë e themeluan pesë djem shqiptarë të ndarë si copat e kësaj Shqipërie, por që të bashkuar do të bënin mrekulli në shkallët e stadiumit dhe jashtë saj, duke shndërruar ndeshjet e Kombëtares në ditë feste, transmeton Koha.net.
Antoni – Tuz, Artori – Prishtinë, Burimi – Prishtinë, Faruku – Shkup dhe Valentini – Pejë ishin ideatorë për krijimin e një tifozerie të përbashkët shqiptare pa dallim krahine, dialekti e as feje. Grupit iu bashkuan edhe katër djem të tjerë (Dardani, Fatosi, Fitimi dhe Luani) dhe më 8 dhjetor 2003 filluan bashkërendimin e punëve për jetësimin e kësaj ideje.
Më 25 dhjetor 2003 grupi i pagëzua me emrin “Tifozat Kuq e Zi”, që përbën grupin më të madh dhe më të bashkuar të Kombëtares, të cilët do të jepnin përkrahjen e tyre me moton “O sa mirë me qenë Shqiptar”.
Me rastin e 12 vjetorit Kuqezinjtë përmes një postimi në Facebook janë shprehur se do të vazhdojnë me të njëjtin pasion dhe dëshirë përkrahjen për dy ngjyrat më të bukura mbi dhe.
“12 vjet nga dita e themelimit të Tifozave Kuq e Zi. Vazhdojmë me të njëjtin pasion dhe dëshirë në përkrahje të dy ngjyrave më të bukura mbi dhe”, thuhet në postimin e Kuqezinjëve.
Kuqezinjtë 12 vjet në përkrahje të Kombëtares
Reviewed by Tipi
on
10:30 AM
Rating:
No comments: