Gjatë vitit që po e lëmë pas, kemi parë shumë “selfie” në situata të rrezikshme. Majat e shkëmbinjve, ndërtesave të larta, përjashta helikopterëve e shumë fotografi tjera janë shkrepur në trendin e popullarizuar “selfie”. Por, duket trimi më i madh, del të jetë Nik Halik nga Shtetet e Bashkuara.
Ky ngjitës ka sfiduar nxehtësinë dhe gazrat helmuese të vullkanit aktiv Buenbou, që ndodhet në ishullin Ambrym në Vuatnu, transmeton Telegrafi.
Ai ka bërë fotografi, teksa pas tij gurgullonte dhe hidhej vala e llavës së nxehtë.
Kjo fotografi është bërë në nivelin më të ulët, ku mund të shkohet poshtë kraterit të vullkanit, pa u prekur sigurt nga llava.
Siç e do “protokolli”, ai edhe u sigurua nëse e ka bërë mirë fotografinë, duke e shikuar edhe njëherë në ekranin e telefonit.
A është kjo “selfie” më i rrezikshëm që kemi parë këtë vit? (Foto)
Reviewed by Tipi
on
8:54 AM
Rating:
No comments: