Aida Dërguti me uniformë të UÇK-së dhe kallashnikov në luftë (Foto)

Dikur mbante pushkën në duar për të mbrojtur atdheun e saj, sot me fuqinë e fjalëve mundohet të bëjë më të mirën për të ardhmen e vendit.
Aida Dërguti e cila tashmë është deputete nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje njëherësh edhe nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, është ndër të paktat femra deputete që ishte pjesëtare e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, transmeton Indeksonline.
Në një fotografi shihet Aida Dërguti veshur me uniformën e UÇK-së ku në krahë mban edhe kallashnikovin, gjë që tregon se Dërguti edhe sot e asaj dite ende e ka një shpirt luftarak.
E këtë më së miri na e vërtetojnë edhe sjelljet e saj në Kuvend ku dje ajo gjatë mbledhjes së kryesisë së Kuvendit ka hedhur gaz lotsjellës.
Dërguti është arrestuar mbrëmë nga policia për shkak të këtij veprimi.
Aida Dërguti me uniformë të UÇK-së dhe kallashnikov në luftë (Foto) Aida Dërguti me uniformë të UÇK-së dhe kallashnikov në luftë (Foto) Reviewed by Tipi on 3:11 PM Rating: 5

No comments: