Mesazh prekës i vajzës: Babi, mua do të më quajnë lavire dhe për këtë fajtor do të jesh ti (Video)

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, një në tre femra bëhet pjesë e dhunës fizike dhe seksuale. Kompania norvegjeze “Care Norway” ka publikuar një video me titullin #deardaddy (i dashur babi).
Klipi shkurtër i cili ka si qëllim të nënvizoje rëndësinë e kësaj situate alarmante, ka arritur të marrë miliona klikime dhe është cilësuar si një nga videot më të fuqishme që është parë ndonjëherë.
Në këtë video prej pesë minutave, tregohet marrëdhënia e femrave me meshkujt, duke filluar që nga faza embrionale.
“I dashur babi, unë dua të të falënderoj që je kujdesur kaq shumë për mua edhe pse unë nuk kam lindur akoma. Unë dua të të kërkoj një nder… Unë do të lind vajzë, që do të thotë se në moshën 14-vjeçare djemtë e klasës do të më quajnë k*rvë dhe shumë gjëra të tjera si këto. Është vetëm për shaka, diçka që djemtë e bëjnë shpesh. Ti nuk do të shqetësohesh dhe unë do ta kuptoj këtë.
Ndoshta edhe ti ke bërë të njëjtën gjë kur ke qenë i ri duke u përpjekur t’u bësh përshtypje djemve të tjerë. Jam e sigurt që ti nuk e kishe me të vërtetë. Në moshën 16-vjeçare një djalë do të më fusë duart brenda në pantallona, ndërkohë që jam e pirë edhe nëse unë i them ‘jo’ ai vetëm do të qesh dhe do të jem nën presion për të kryer marrëdhënie me të.
Ndërsa në moshën 21-vjeçare mund të përdhunohem nga një djalë, babai i të cilit, gjithmonë ka fyer femrat me shakatë e tij, por që sigurisht ishin vetëm shaka dhe ti ke qeshur me to, sepse nuk e dije që djali i tij mund të më përdhunonte. Si mund ta dije kur ai ishte thjesht një djalë që bënte shaka të çuditshme. Ty t’u duk diçka e këndshme dhe nuk kishte të bënte me ty, por më vonë kjo kishte të bënte me mua.
Më pas unë do të takoj djalin perfekt, dhe ti do të jesh shumë i lumtur për mua babi sepse ai do të më adhurojë, do të jetë i zgjuar, me një punë të mirë, por një ditë ai do të reshtë së qeni zoti perfekt. Një gjë që unë e di me siguri është se nuk do të mbaj rolin e viktimës. Do të rritem që të jem një grua e pavarur dhe e fortë. Ai do të më quajë mua një lavire ashtu siç ti quajte një femër në shkollë të mesme dhe një ditë tjetër ai do të më rrahë… unë do ta dua dhe urrej njëkohësisht.
Nuk jam e sigurt në kam bërë diçka të gabuar. Babi ky ishte nderi që doja të të kërkoja sepse gjërat lidhen me njëra-tjetrën, kështu që ndaloje këtë përpara se të kesh mundësinë të fillojë përsëri. Mos e lejo vëllain tim t’i quaj vajzat e tjera lavire sepse ato nuk janë. Dhe ndonjë ditë ndonjë djalë i vogël do të mendojë se kjo është e vërtetë. Mos prano të dëgjosh këto shaka të çuditshme pasi pas çdo shakaje ka diçka të vërtetë.
I dashur Babi, unë e di që ti do të më mbrosh nga luanët, tigrat, armët, makinat dhe madje edhe sushi, edhe pa menduar për rrezikun e jetës tënde. Por i dashur babi, unë do të lind vajzë. Të lutem bëj çdo gjë që unë të mos jem pjesë e këtij rreziku të madh”, është mesazhi i videos.
Mesazh prekës i vajzës: Babi, mua do të më quajnë lavire dhe për këtë fajtor do të jesh ti (Video) Mesazh prekës i vajzës: Babi, mua do të më quajnë lavire dhe për këtë fajtor do të jesh ti (Video) Reviewed by Tipi on 1:36 PM Rating: 5

No comments: