Arabia Saudite po ndërton ndërtesën më të lartë në botë – një kilometër të lartë (Foto/Video)

Dubai, kampioni i të gjitha gjërave më të mëdha, pse jo edhe më të shtrenjta, së shpejti do të ketë një konkurrencë nga fqinji Arabia Saudite.
Ikona e Dubait, Burj Khalifa, ndërtesa më e lartë në botë, mund të “zhvishet” nga titulli i saj Guiness, nëse Arabia Saudite do të ketë sukses në planet e saj për të ndërtuar një ndërtesë edhe më të madhe se Kulla Jeddah, transmeton Telegrafi.
Dhe kjo nuk shihet si larg në perspektivë, kur kihet parasysh se tanimë fondet prej 1,23 miliard dollarë janë siguruar.
Në një deklaratë të lëshuar nga qeveria saudite të dielën ka thënë se “Jeddah Economic Company” dhe “Saudi Arabia's Alinma Investment” kanë nënshkruar një marrëveshje financimi prej 2.2 miliardë dollarë për të ndërtuar Jeddah City, duke përfshirë edhe kullën e lartë.
Projekti është ndërtuar aktualisht deri në katin e 26, është shtuar aty, transmeton Telegrafi.
Ndërkaq rrokaqielli 1 kilometrësh është planifikuar të ndërtohet në vitin 2020. Burj Khalifa, për krahasim është e gjatë 827 metra.
"Me këtë marrëveshje, do të arrijmë diçka ende të padëgjuar në zhvillimin e pasurive të patundshme, dhe do të përmbushë objektivin e kompanisë për të krijuar një qendër urbane të klasit botëror që ofron një mënyrë jetese të avancuar, në mënyrë që Jeddah mund të ketë një pikë referimi të re", ka thënë Mounib Hammoud, shef ekzekutiv e “Jeddah Economic Company”
Arabia Saudite po ndërton ndërtesën më të lartë në botë – një kilometër të lartë (Foto/Video) Arabia Saudite po ndërton ndërtesën më të lartë në botë – një kilometër të lartë (Foto/Video) Reviewed by Tipi on 6:22 AM Rating: 5

No comments: