Refugjatit sirian që përloti botën, i ndodhi një mrekulli!

A ju kujtohet refugjati sirian, Abdul Halim al-Attar, i cili ishte fotografuar duke shitur lapsa kimik në rrugët e Bejrutit?
Ai tani zotëron tri biznese në këtë qytet, pasi që një kampanjë që ishte ngritur në emër të tij online, ka grumbulluar 191 mijë dollarë, shkruan independent, transmeton zeri.info.
Babai 33-vjeçar ka hapur dy furra të bukës par dy muajve dhe që atëherë biznesit të tij i ka shtuar edhe një restorant të vogël dhe një shitore të qebapëve duke punësuar 16 refugjatë të tjerë sirianë.
Fotografia e Al-Attarit duke mbajtur vajzën e tij të fjetur në krahë dhe duke shitur lapsa kimikë nëpër rrugë në pikë të nxehtit, ishte shpërndarë mijëra herë në rrjete sociale dhe duke prekur njerëzit nga e gjithë e bota.
Një nga më të prekurit nga ajo fotografi ishte gazetari norvegjez, Gissur Simonarson, i cili kishte hapur një llogari në Twitter nën emrin “Blini lapsa kimik”, e që brenda tre muajve kishte grumbulluar 188.685 dollarë amerikan, transmeton zeri.info.
“Jo vetëm që më ka ndryshuar jetën mua, por edhe fëmijëve të mi dhe refugjatëve të tjerë sirianë të cilëve ju kam ndihmuar”, ka thënë Al-Attari i cili u dhuroi 25 mijë dollarë shokëve dhe të afërmeve në Siri.
Al-Attar shumë shpejtë krijoi një jetë më të mirë për veten dhe familjen e tij në Bejrut.
Gruaja e tij ndërkohë ishte rikthyer në Siri dhe aktualisht janë të ndarë. Ai ka marrë edhe një apartament të ri për fëmijët e tij, vajzën Reem katërvjeçare dhe djalin nëntëvjeçar Abdullelaj.
Refugjatit sirian që përloti botën, i ndodhi një mrekulli! Refugjatit sirian që përloti botën, i ndodhi një mrekulli! Reviewed by Tipi on 1:13 PM Rating: 5

No comments: