De Biasi: Tarashaj nuk do të luajë kurrë me Shqipërinë

Gianni De Biasi do të shohë në fushë më shumë shqiptarë, se ata të cilët ka në dispozicion më 11 qershor në Lens.
 Trajneri i Kombëtares në intervistë për mediat zvicerane sqaroi se nuk e donte Zvicrën si kundërshtare pikërisht për këtë fakt.
“Nuk e prisnim të luanim me Zvicrën. Është një ndeshje e çuditshme, pasi aty luajnë shumë shqiptarë, do të ishte mirë ta kishim shmangur, por tani ndodhi. Ata quhen ‘tradhëtar’ nga shqiptarët, sepse zgjodhën të luajnë për një vend tjetër. Unë mendoj se gjithkush duhet të jetë i lirë në zgjedhjen e tij. Ata kaluan fëmijërinë atje dhe janë përshtatur dhe ndihen zviceranë, por në zemër do të mbetet gjithmonë shqiptarë”, ka thënë De Biasi për gazetën “Blick”.
Trajneri italian tha se është interesuar për lojtarë të tjerë, të cilët janë pjesë e ekipeve të moshave ë Zvicrës, por Shani Tarashaj sipas tij nuk do të luajë kurrë për Shqipërinë për sa kohë që ai është trajner.

Në këtë moment, a nuk është një rast i tillë i hapur: Shani Tarashaj?
Unë kam folur me të. Ai më tha se nuk do të mendojnë për momentin mbi çështjen e kombëtares. Nëse dikush nuk e ka vullnetin e menjëhershëm, atëherë ai nuk përbën më interes për mua.
Me të vërtetë? 
Po!
Por dera mbetet e hapur? 
Jo!
Nuk ka shanse që ky lojtar të jetë pjesë e Shqipërisë?
Për sa kohë që unë jam atje, jo! Duhet të vijë një trajner i ri, që është i interesuar për Tarashajn.
Ai luan në kombëtaren U-21 zvicerane. Çfarë ndodh, nëse ju thërret dhe ju pyet: A mund të bashkohem me ju?
Kur kam filluar punën në Shqipëri, katër vjet më parë, kam kontaktuar disa lojtarë. Kur ndjeva se vullneti i vërtetë ishte kombëtarja e kombit të tyre, kam marrë shumë kënaqësi. Kështu do të ndodhë edhe në të ardhmen. Unë kam një grup të bashkuar dhe që përshtatet. Së pari, ai nuk do të zgjerohet.
De Biasi: Tarashaj nuk do të luajë kurrë me Shqipërinë De Biasi: Tarashaj nuk do të luajë kurrë me Shqipërinë Reviewed by Tipi on 4:37 AM Rating: 5

No comments: